Kryetari i Senatit kanadez, vizitë dyditore në Tiranë
Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, do të nisë sot një vizitë dyditore në vendin tonë, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo vizitë konsiderohet shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm partneritetin në NATO, por edhe faktin se Kanadaja është shteti i dytë më i madh në botë. Ditën e sotme, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, do të zhvillojnë një bisedë kokë më kokë mes tyre e më pas mes dy delegacioneve parlamentare. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të qeverisë, si dhe drejtues të komunitetit fetar.