E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Senatit të Francës uron Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen. Larcher: Shpresoj se do të vazhdojmë të konsolidojmë bashkëpunimin.

  Kryetari i Senatit të Francës, Gerard Larcher, një prej profileve politike më të spikatura të politikës franceze i ka dërguar një letër urimi Kryetares së Kuvendit për rizgjedhjen e saj në këtë detyrë.   Përmes letrës së tij, Kryetari Larcher, duke kujtuar takimin me Kryetaren e Kuvendit gjatë vizitës së saj zyrtare në Francë, shpreh besimin në konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh.   Në letrën e tij Kryetari Larcher shkruan:   Pas rizgjedhjes suaj si Kryetare e Parlamentit te Republikës së Shqipërisë, ju shpreh të gjithë përgëzimet e mia dhe ju uroj suksese në vijimin e misionit tuaj.   Ruaj kujtimet dhe mbresat më të mira nga takimi në Senatin e Francës, në dhjetor 2008 dhe shpresoj se ne do të vazhdojmë të konsolidojmë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy parlamenteve tona.   Ju lutem pranoni, zonja Kryetare, shprehjen e konsideratës time më të lartë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›