Presidenti Topi dhe Presidenti slloven, Danilo Tyrk inkurajojnë rritjen e marrëdhënieve ekonomike-tregtare mes dy vendeve tona.

14 tetor 2009
Brdo, Slloveni
Sot paradite, në ditën e dytë të vizitës së shtetërore në Slloveni, Presidenti Topi dhe Presidenti slloven, Danilo Tyrk morën pjesë në Forumin e përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven në prani të dy krerëve të shteteve, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike të Sllovenisë.
Duke inkurajuar thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike-tregtare mes dy vendeve tona që t’u përgjigjen më së miri nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike, si dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve reciproke, Presidenti Topi, i cili në përbërje të delegacionit zyrtar kishte një grup tepër të rëndësishëm e domethënës përfaqësuesish të sipërmarrjeve shqiptare, iu drejtua këtij Forumi të përbashkët biznesi me këtë fjalë përshëndetëse:
"I nderuar zoti President Tyrk,
Të nderuar përfaqësues të biznesit,
Zonja dhe zotërinj,
Së pari më lejoni që të ndaj me ju falenderimet e përzemërta për mikpritjen e rezervuar ndaj meje, ndaj delegacionit. Një pjesë e rëndësishme e këtij delegacioni është edhe një grup biznesmenësh.
Së dyti më lejoni që përpara jush të bëj një falenderim të sinqertë për Presidentin Tyrk, i cili i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Sllovenisë dhe nëse ju, biznesmenë të nderuar, i keni sensorët dhe indikatorët në drejtim të biznesit, Presidenti, politikanët në përgjithësi i kanë sensorët dhe indikatorët në ndjeshmërinë e marrëdhënieve politike midis vendeve të ndryshme.
Më lejoni ta them hapur, konstatoj një zhvillim tepër dinamik të këtyre marrëdhënieve. Janë marrëdhënie zyrtare, institucionale mjaft komplekse, pse jo, janë edhe marrëdhënie personale. Tekefundit, politika dhe biznesi ka ndërmjet tyre besueshmëri reciproke, kanë kredibilitetin e marrëdhënieve dhe ajo që konstaton sot jo thjesht në marrëdhëniet bilaterale, por kam parë dhe konstatuar një rol të jashtëzakonshëm konstruktiv të Presidentit Tyrk në zhvillimet rajonale dhe ato globale. Falë eksperiencës së tij, falë predispozicionit, falë mundësisë që ka ky vend i vogël gjeografikisht, por mjaft i rëndësishëm në familjen evropiane, falë edhe historisë mjaft specifike, krenarisë dhe identitetit kombëtar, e kam thënë edhe dje, dhe po e ripërsëris: ishte vendi i parë që u çlirua nga vargonjtë e një republike federative të krijuar artificialisht. Dhe ishin pikërisht përfaqësuesit e Sllovenisë që iu futën një politike të rëndësishme evropiane dhe ndërtuan urat e rëndësishme të bashkëpunimit duke ndërtuar në këtë kuptim edhe bazat e ekonomisë së tregut, të ekonomisë së lirë dhe falë kësaj, biznesi slloven, ekonomia sllovene sot është një ekonomi konkuruese dhe është një pikë referimi shumë e rëndësishme edhe për biznesin shqiptar.
Ne jemi të lumtur, sepse ndryshe nga eksperienca e vendeve të Evropës, kemi një të kaluar, të cilën dëshirojmë ta lemë pas. Në një farë mënyre jemi fatkëqinj që kemi kaluar një periudhë të vështirë izolimi, por jemi fatlumtur që brenda një periudhe të shkurtër kemi bërë kapërcime të mëdha, dhe më e rëndësishmja është që ky kapërcim vërtet është bërë mbi bazën e reformave politike dhe vullnetin politik, por ka patur si suport të rëndësishëm biznesin, që ndryshe nga bizneset e vendeve të tjera, është ngritur në mënyrë shumë titanike. Këta biznesmenë që kanë ardhur me mua sot, pjesën më të madhe të të cilëve unë i njoh personalisht, janë dëshmi e gjallë e vetëmohimit të tyre, e seriozitetit të tyre, e fisnikërisë së tyre, të cilët në kushte mjaft të vështira kanë ngritur bizneset me shumë seriozitet duke vendosur bazën e ekonomisë së tregut.
Nuk është e rastit që brenda tetë muajve ne realizojmë dy takime. Dy takime që i japin një kuptim të vërtetë këtij bashkëpunimi. Politikanët në përgjithësi dëshirojnë të flasin, të bëjnë analiza politike, por ju keni një sens tjetër. Keni një sens të detyrimit të drejtëpërdrejtë. Ju nuk keni shumë fjalë. Po të ishit marrë me shumë fjalë, do të kishit mbetur prapa. Fatmirësisht ne kemi atë kombinacionin fitues, dikush bën politikën dhe bën interpretimin, dikush tjetër bën veprimin. Fatmirësisht Shqipëria sot është një terren i hapur, është një terren që të ofron shumë mundësi. Zonja Gjuraj e paraqiti në mënyrë shumë profesionale situatën, kështu që nuk dëshiroj të rikthehem në ato terma. Dëshiroj t’ju them që Shqipëria është jo vetëm vend mik i Sllovenisë, por është edhe aleate dhe ne kemi ezauruar një rrugë të përbashkët. Jemi anëtarë të NATO-s. Ne po ezaurojmë edhe rrugën e dytë, natyrisht edhe me ndihmën e Sllovenisë dhe të vendeve të tjera mike për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian.
Po bisedoja me Presidentin që koha, klima ndryshoi në mënyrë të papritur. Kur shikon që sot është e mërkurë ndërsa deri të dielën, në plazhin e Durrësit, njerëzit ende laheshin në det. Pra, e kam fjalën që Shqipëria, po të shkosh edhe më në jug ofron mundësi të jashtëzakonshme për një turizëm jo sezonal, jo vetëm për dy muajt e verës. Shqipëria ofron mundësi të jashtëzakonshme për një turizëm që mund të shkojë shtatë-tetë muaj në bregdet me mundësi të jashtëzakonshme në infrastrukturë, në energjitikë dhe ajo që është në themel të sigurisë është pikërisht ajo që Shqipëria është një vend stabël, me institucione të stabilizuara, me një mendësi totalisht perëndimor duke patur një respekt të veçantë pikërisht për ata që i japin jetë dhe dinamikë vendit, pra pikërisht për botën e biznesit. Për këto arsye, unë dëshiroj t’u bashkangjitem fjalëve të Presidentit Tyrk, t’ju falenderoj ju, t’ju uroj sukses dhe jam i bindur që përtej sallave ku ju mblidheni në mënyrë ceremoniale, ju dini me shumë zgjuarsi të operoni edhe mes jush për të realizuar kontrata efektive në funksion të mirëqenies suaj, por edhe të gjithë shoqërisë. Ju falemnderit!”.