E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetëra të vdekur anekënd Sirisë

Komiteti i Koordinimit Lokal, një rrjet aktivistësh, tha të martën se të paktën 24 persona janë vrarë të hënën në qytetin e Homsit, ku është edhe qendra e kryengritësve.

Grupi i aktivistëve po ashtu tha se katër civilë janë vrarë në provincën e Idlib-it, tre në qytetin e Hama-s dhe një në Deraa.

Ndërkohë, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me Bazë në Britani raportoi për vdekjen e 11 ushtarëve, katër prej të cilëve pas shpërthimit të një bombe./Start/F. Prroni/

 

                                                                                             2011-10-18 14:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›