Kryetari i parlamentit të Hungarisë: Do të lobojmë për ju në BE.
Integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm për ju por edhe për vetë BE-në.
Kështu u shpreh Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Bela Katona gjatë konferencës së katërt rajonale të Kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor Bashkëpunimi me NATO-n dhe procesi i integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Budapest.
Hungaria, vendi i cili pas një viti merr presidencën e rradhës së BE-së, një avokate e proceseve integruese të Ballkanit Pernëdimor, e para që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndër të parat që ratifikoi MSA-në, organizoi këtë konferencë si dëshmi e vijimit të mbështetjes së saj për këtë rajon.
Në konferencë u theksua se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO ka sjellë një ndryshim të thellë në strukturimin e sigurisë së rajonit, si edhe të vetë Alenacës, por puna në Ballkanin Perëndimor ende nuk ka përfunduar.
Përshpejtimi i integrimit të këtij rajoni në strukturat Euro-Atlantike është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë Bashkmin Europian dhe NATO-n. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ishte e ftuar për të mbajtur një nga fjalimet kryesore të konferencës e për të sjellë përvojën dhe modelin e Shqipërisë në anëtarësimin në NATO dhe ecjen e shpejtë drejt integrimit europian. Prioritetet e mandatit të ri, veçanërisht të politikës së jashtme, liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE, ishin fokusi i fjalës që Kryetarja e Kuvendit mbajti përpara homologëve të Hungarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të zi, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë e Vojvodinës.
Ajo theksoi se Shqipëria, si një vend anëtare e NATO-s do të vazhdojë ti konsiderojë me prioritet marrëdhëniet me vendet e rajonit, duke punuar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik e social me synimin e qartë të anëtarësimit në BE.
Duke u ndalur veçanërisht te Kosova, Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e fuqishme për njohjen e pavarësisë së saj dhe anëtarësimin në OKB e organizata të tjera ndërkombëtare, duke shtuar bindjen se Kosova do të jetë e pranishme së shpejti edhe në tryeza të tilla rajonale. Avokatinë e Hungarisë për integrimin e shqipërisë në BE, Kryetari i ri i Parlamentit të Hungarisë Bela Katona ia konfirmoi Kryetares së Kuvendit edhe në takimin e veçantë të rezervuar. Për liberalizimin e vizave, ju po trokisni në dyer të hapura tha ai, duke siguruar jo vetëm mbështetjen e Hungarisë si vend i BE-së, por edhe influencën në vende të tjera europiane për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashimin Europian Ne do të lobojmë për ju, theksoi Kryetari Katona, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të ndikojë në muajt shumë të rëndësishëm të presidencës hungareze të BE-së pas një viti. Zoti Katona nënvizoi se edhe gjatë periudhës deri në marrjen e presidencës, Hungaria do të jetë një ombrellë mbrojtëse për Ballkanin Perëndimor dhe do të përdorë të gjithë potencialin e saj politik e diplomatik për anëtarësimin sa më të shpejtë të këtij rajoni.
Për Kryetaren e Kuvendit kjo mbështetje e vazhdueshme e Hungarisë, si për anëtarësimin në NATO, por edhe në rrugën drejt BE-së, ka një vlerë shumë të rëndësishme në arritjen e ambicjeve integruese të Shqipërisë. Kryetari Katona tha se Hungaria e kupton më së miri domosdoshmërinë e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen ku i takon të jetë, e veçanërisht do të mbështesë fuqimisht liberalizimin e vizave për një vend që ka vuajtur një kohë të gjatë në izolim. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetari Katona informoi Kryetaren e Kuvendit se pas një muaji në një takim informal të Ministrave të Jashtëm të rajonit do të jetë e ftuar dhe Kosova. Po ashtu edhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës do të jetë për një vizitë zyrtare në Hungari. Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për organizimin e konferencës rajonale në Budapest, e cila u karakterizua nga përgjegjshëmëria, maturia dhe fryma e fortë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit për të bashkërenduar politikat e për të nxitur vendet e Bashkimit Europian të fokusojnë vëmendjen te anëtarësimi i këtij rajoni.