Kryetarja e Kuvendit feston Fitër Bajramin në Shkodër. Kryetarja e Kuvendit: Harmonia fetare, model që shqiptarët mund ta përcjellin përtej kufijve.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli festoi ditën e Fitër Bajramin, në qytetin e Shkodrës.
Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, zonja Liri Berisha, deputetë të Shkodrës, drejtues të pushtetit lokal dhe personalitete të ndryshme, vizituan Selinë e Myftinisë në Shkodrës, ku shkëmbyen urimet dhe mesazhet për këtë ditë të madhe për gjithë besimtarët myslimanë.
Në këto mesazhe u theksua se sakrifica është në themel të të gjitha vlerave humane dhe se janë pikërisht komunitetet fetare, që luajnë një rol të jashtëzakonshëm për harmoninë e besimit mes shqiptarëve.
Pas vizitës në selinë Myftinisë së Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit përcolli mesazhin për besimtarët myslimanë : "Sot është një ditë shumë ë bukur, dhe unë ju uroj të gjithëve gëzuar Fitër Bajramin. I uroj të gjithë besimtarët myslimanë të Shkodrës dhe të gjithë besimtarët e qytetarët e Shqipërisë.
Është një ditë, në të cilën të gjithë ndjehemi më mire, duke nderuar atë periudhë sakrifice, një sakrificë që ka në bazë të vet, vlera të mëdha, për tia ditur atij që ska, për tia ditur atij që është në vuajtje , atij që është i braktisur.
Sot është feste ku të gjithë festojmë. Unë ndihem shumë mirë që jam bashkë me deputetët dhe me të gjitha komunitetet fetare këtu
Kjo është vlera e Shqipërisë, kjo është vlera e shqiptarëve. Ne jemi përherë gjithmonë bashkë. Kjo harmoni, ky bashkëpunim, ky realcion I jashtëzakonshëm, është një model, të cilin ne shqiptarët mund ta përcjellin dhe përtej kufijve tanë, për ti thënë të tjerëve se kjo është mënyra me të cilën, funksionon. Kjo është një vlerë e shtuar dhe ne mund ta përcjellim me shumë krenari
Gëzuar të gjithëve , për shumë vjet Bajramin."