E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i prezencës së OSBE në Tiranë, Robert Boch në takimin e grave parlamentare të Ballkanit vlerëson inisiativat e Kryetares së Kuvendit për çështjet gjinore.

 

Në fjalën e tij në takimin  e deputeteve të Ballkanit, të cilat u mblodhën sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch  vlerësoi këtë takim dhe synimin   e tij , forcimin dhe rritjen e rolit të  grave në politikë.
Zoti Bosch vlerësoi   në mënyrë të veçantë inisiativat dhe rolin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë  përkundrejt çështjeve gjinore: do të doja tju përgëzoja ju, zonja Kryetare, për angazhimin dhe këmbënguljen e dëshmuar në mbrojtjen e çështjeve gjinore dhe promovimit të grave në Shqipëri.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë u ndal edhe në zhvilimet e fundit legjislative përsa i përket rritjes së pjesëmarrjes së gruas në vendimarrje në Shqipëri: Në Shqipëri ka optimizëm se Kodi Zgjedhor do të promovojë një përfaqësim më të barabartë në propozimet më të fundit propozohet një kuotë gjinore prej 30%.
Një propozim i tillë duhet përshëndetur si një hap i madh përpara tha ai.
Unë kam shumë besim se klasa politike në Shqipëri do ta vlerësojë përgjegjësinë e saj të përbashkët për një ripërkufizim pozitiv të rolit politik të grave në këtë vend. 
Gjithashtu, jam i sigurt se në të dyja këto tema të rëndësishme ju keni përvojat tuaja personale dhe praktikat më të mira që do të donit të ndanit me të tjerët.  Vetëm nëpërmjet ndarjes së përvojave të tilla, rajoni në tërësi mund të përmirësojë statusin e grave në jetën politike ka përvijuar në fjalën e tij ambasadori Bosch.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›