E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i ri i Balllagatit, fiton Sharka i PD

Dy kandidatët njëri i PD dhe tjetri i PS që kishin të njëjtin mbiemër garuan dje për kreun e ri të komunës, ku me shumicë votash fitoi kandidati i djathtë. Kryetari i parë u shkarkua për abuzime 

FIER-Shërbet Sharka është kryetari i ri i komunës Ballagat në qarkun e Fierit. Rezultati i zgjedhjeve të djeshme flet për fitoren e kandidatit për partinë demokratike, me rreth 1063 vota.
Numërimi i votave ka përfunduar rreth orës 1 pas mesnate, nga ku rezultoi se kandidati demokrat ishte në avantazh kundrejt atij socialist Neshat Sharka i cili siguroi 395 vota. Të dy kandidatët që konkurronin kishin të njëjtin mbiemër.
Në 8 qendrat e votimit, procesie në Ballagat ka ecur normalisht, të qeta dhe pa incidente, ndërsa kanë votuar 1478 nga rreth 2500 banorë.
Zhvillimi i zgjedhjeve të pjeshme u vendos me dekreti i datës 17 qershor nga presidenti i republikës Bamir Topi, pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm të komunës.
Fatos Sharka u shkarkuar për abuzim detyre, ndërsa gjykata e dënoi atë me 2 muaj burg dhe 3 milionë lekë gjobë për të njëjtën akuzë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›