E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari propozon ndryshime në Kryesi

Statuti

Statuti i Partisë Socialiste parashikon se kryetari i saj ka të drejtën të bëjë propozime për sekretariatin dhe përbërjen e Kryesisë së partisë. Edhe pse Rama ka rikonfirmuar mandatin e tij qysh në fund të muajit shtator, nuk ka ndodhur asnjë ndryshim. Rama e ka besuar vendimmarrjen e tij në pak persona, ndërsa një pjesë e anëtarëve të Kryesisë dhe dy sekretarë janë kundër tij. Edhe pse deri më sot nuk ka pasur asnjë ndryshim, kjo mund të ndodhë në të ardhmen. Për momentin Rama është fokusuar tek aksioni i protestave dhe bojkotit. Nga ana tjetër, PS-ja është angazhuar te ndryshimet në program dhe statut, të cilat priten të marrin fund në muajin prill, kur të zhvillohet kongresi i radhës. Kryesia dhe sekretariati aktual janë zgjedhur me propozimin e Ramës në korrik të 2007-s, por pas zgjedhjeve të 28 qershorit, dy sekretarë, ai për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami dhe ai për programin, Andis Harasani, u pozicionuan kundër kryetarit socialist. E njëjta gjë ndodhi edhe në Kryesi, ku veç anëtarëve që janë njëkohësisht edhe deputetë, kundër tij u shprehën edhe disa anëtarë të tjerë, kryesisht ata që nuk ishin në listën e kandidatëve për deputetë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›