E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët: Qëndrimi i Priftit është i turpshëm

Partia Socialiste e konsideroi si të turpshëm reagimin e ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti. Deputetja Olta Xhaçka tha se Dritan Prifti reagoi me cinizëm, duke theksuar se të drejtën morale dhe ligjore për shkarkimin e tij e kanë vetëm dy emra: Sali Berisha dhe Ilir Meta. “Jo zotëri, nuk ta kërkon Sali Berisha dorëheqjen, se ai është përgjegjësi kryesor i kësaj katastrofe që përmbyti veriun, shkatërroi shtëpi, toka, të mbjella e bagëti. Por është një popull i tërë, i cili refuzon të drejtohet nga qeveria e votave të vjedhura, e cila në këtë vit të ri nuk di të sjellë asgjë tjetër përveçse fatkeqësi”, tha ajo.
Ndërsa deputeti Ilir Beqja u shpreh se qeveria mbetet fajtore për situatën e krijuar në veri. Ai iu referua deklaratave të KEK se qeveria ka importuar energji në periudhën kur Shkodra përmbytej.“Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës pohoi dje se gjatë gjithë muajit nëntor dhe pjesës dërrmuese të muajit dhjetor, KEK ka eksportuar energji elektrike në Shqipëri. Pra, me përjashtim të dy ditëve të fundit të vitit, gjatë gjithë dhjetorit, siç pohohet nga Kosova, Shqipëria ka importuar energji elektrike, edhe pse niveli i kaskadave kishte kaluar çdo kufi dhe çdo normë të lejuar”, deklaroi Beqja.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›