E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.Jozefina Topalli:Influenca e mësuesve ka rrezen më të gjatë të ndikimit.

  Kryetarja e Kuvendit ndau sot gëzimin dhe emocionet e ditës së parë të shkollës më nxënësit e shkollës nëntë vjeçare Misto Mame, në Tiranë. Duke takuar e përshëndetur nxenësit dhe mësuesit e kësaj shkolle ajo e cilësoi këtë ditë
 si më të rëndësishmen,  në jetën e një të riu. Për Kryetaren e Kuvendit mësuesit meritojnë vetëm mirënjohje për misionin e tyre fisnik në edukimin e brezave të rinj.
Mësuesi tha ajo,  ka  rrezen më të gjatë të ndikimit dhe influencës në jetën e një njeriu, ndikim i  cili asnjëri prej nesh nuk e di kur mbaron.
Në këtë ditë të parë të shkollës Kryetarja  e Kuvendit u bëri nxënësve edhe një premtim.Do të bëjmë të pamundurën, tha ajo, që brenda një kohe të shkurtër, secili prej nxënësve çdo djalë, çdo vajzë të ketë kompjuterin  e vet personal.
Nuk ka shans më të madh sesa të jetosh në këtë periudhë në epokën e  google, internetit dhe unë jam e sigurt se të gjithë ju lundroni pasdite në kompjuter, në shkollë e shtëpi, për të kërkuar informacione të pafundme.
Për një komb të vogël, për një vend që ka një histori të vështirë, për të rikoperuar kohën e humbur nuk ka gjë më të rëndësishme që secili prej jush të ketë një lap top të vetin tha Kryetarja e Kuvendit.
Më pas Kryetarja e Kuvendit sëbashku me Drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore  dhe drejtoreshën e shkollës hyri në klasat e nxënësve që u ulën sot për herë të parë
në bankat e shkollës.Ajo i uroj veçanërisht fëmijëve të vegjël suksese në mësime dhe mësuesve punë të mbarë në këtë vit të ri akademik.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›