E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit, Znj Juela Meçani

“Zhvillimi i zgjedhjeve legjislative përfaqëson një fitore të demokracisë.

Franca do të bëjë çmos që të transmetojë shpejt në Komisionin Europian kandidaturën e vendit tënd”- kështu i shkruan në një mesazh urimi Presidenti i Francës, zoti Nikola Sarkozi  Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha me rastin e riemërimit të tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mesazh thuhet:

“Në emrin tim personal dhe në emër të Francës ju dërgoj Ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj europian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra.

Franca do ju japë Ju të gjithë mbështetjen e saj.

Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në Komisionin Europian.

Isha shumë i lumtur që Ju takova Ju në 24 prillin që kaloi dhe për t’ju shprehur ju përkushtimin tim personal për forcimin e marrdhënieve mes dy vendeve tona.

Unë dëshiroj që bashkërisht ne të punojmë për thellimin e tyre, në veçanti në fushën ekonomike.

Ju lutem pranoni, Zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës time më të lartë.

Përzemërsisht, Nikola Sarkozi"


12/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›