E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekani i Korpusit Diplomatik, Prishchepov, në emër të të gjithë përfaqësuesve të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë uron Kryetaren e Kuvendit për zgjedhjen e saj në këtë detyrë.

    Dekani i Korpusit Diplomatik të Tiranës, Aleksandër Prishchepov i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për zgjedhjen e saj për një mandat të dytë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.   Ambasadori i Rusisë, Prishchepov i bën urimet më të mira Kryetares së Kuvendit, në emër të tij por edhe në emër të të gjithë përfaqësuesve të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.   Në letrën e tij, ambasadori Prishchepov i uron Kryetares së Kuvendit suksese në shërbimin në këtë post me përgjegjësi të lartë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›