E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit homazhe në nderim të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari.Jozefina Topalli:Azemi ishte dhe mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli bëri sot homazhe në memorialin e Heroit të Demokracisë, liderit të lëvizjes studentore, deputetit Azem Hajdari, në përkujtim të përvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.   Zonja Jozefina Topalli shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode, Nënkryetari Astrit Patozi, bashkëshortja dhe fëmijët e Azem Hajdarit, të afërm e përfaqësues të partisë demokratike vendosën kurora me lule në nderim të liderit të dhjetorit 90 vrarë në 12 shtator 1998.   Për Kryetaren e Kuvendit Azemi ishte kalorës i lirisë. Ishte dhe mbetet modeli  i politikanit të ri për të guxuar dhe për të qenë në çdo moment i zoti dhe i aftë për të mbrojtur atë që beson. Kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo politikan të ri.   Më pas Kryetarja e Kuvendit së bashku me përfaqësues të Partisë Demokratike bënë një vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit, ku u takuan e biseduan me bashkëshorten e tij Fatmira, fëmijët dhe të afërmit e Heroit të Demokracisë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›