E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, takime me ndërkombëtarët

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, ka pritur në takime disa nga për
faqësuesit e misioneve diplomatike në Shqipëri, si dhe misioneve të ndryshme
të huaja mbi drejtësinë dhe gjyqësorin. Takimet janë zhvilluar në kuadrin e
prezantimit të kryetares së re të Gjykatës së Lartë, si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit
të këtyre misioneve të rëndësishme me gjyqësorin në vendin tonë.
Becaj u takua fillimisht me drejtorin e misionit EURALIUS, Roland Miklau në Shqipëri.
Pjesë e axhendës së takimeve ka qenë dhe takimi me ambasadoren e Zvicrës,
Ivana Enzler. Ambasadori britanik në Shqipëri, Frasen Uilson, është pritur gjithashtu
nga Becaj, në një takim njohjeje dhe bashkëbisedimi mes të dyja palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›