Ekstradohen tre të dënuar shqiptarë
Tre të dënuar për vepra të ndry
shme penale janë ekstraduar
dje nga Interpol-Tirana. Dy prej
tyre janë sjellë nga Italia, ndërsa
i treti nga Anglia. Burimet policore
bënë të ditur se Interpol- Tirana
realizoi ekstradimin nga
Londra të Asim Murtatit, 31 vjeç,
nga Kukësi. Ky person ishte shpallur
në kërkim ndërkombëtar, pasi
Gjykata e Kukësit, me vendim të
vitit 1998, e ka dënuar me 11 vjet
burg për vjedhje me armë në
bashkëpunim. Sipas dosjes penale,
31-vjeçari, më datën 18 nëntor
1997, në bashkëpunim me
Shpend Murtatin, Agron Cubin
dhe Kismet Mujën, duke qenë të
maskuar dhe nën përdorimin e
armëve të zjarrit, i kanë zënë pritë
një makine transporti njerëzish
dhe pasi kanë kërcënuar udhëtarët
me armë, i kanë grabitur ata.
Po dje u bë i mundur ekstradimi
nga Italia i Sokol Methoxhës, 39
vjeç, nga Skrapari. Këtë person,
Gjykata e Skraparit, me vendim
të vitit 2004, e ka deklaruar fajtor
për veprën penale të "shfrytëzimit
të prostitucionit", duke e
dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.
Nga Italia u ekstradua edhe Roland
Maci, 38 vjeç, nga Vlora. Sipas
dosjes penale, Gjykata e
Vlorës, me vendim të vitit 2002, e
ka dënuar atë me 6 vjet burg për
"mbajtje të substancave narkotike".
Ky vendim është lënë në
fuqi dhe nga Gjykata e Apelit të
Vlorës. Në aeroportin "Nënë
Tereza" në Rinas, këta shtetas i
janë dorëzuar përfaqësuesve të
Drejtorisë së Përgjithshme të
Burgjeve.
shme penale janë ekstraduar
dje nga Interpol-Tirana. Dy prej
tyre janë sjellë nga Italia, ndërsa
i treti nga Anglia. Burimet policore
bënë të ditur se Interpol- Tirana
realizoi ekstradimin nga
Londra të Asim Murtatit, 31 vjeç,
nga Kukësi. Ky person ishte shpallur
në kërkim ndërkombëtar, pasi
Gjykata e Kukësit, me vendim të
vitit 1998, e ka dënuar me 11 vjet
burg për vjedhje me armë në
bashkëpunim. Sipas dosjes penale,
31-vjeçari, më datën 18 nëntor
1997, në bashkëpunim me
Shpend Murtatin, Agron Cubin
dhe Kismet Mujën, duke qenë të
maskuar dhe nën përdorimin e
armëve të zjarrit, i kanë zënë pritë
një makine transporti njerëzish
dhe pasi kanë kërcënuar udhëtarët
me armë, i kanë grabitur ata.
Po dje u bë i mundur ekstradimi
nga Italia i Sokol Methoxhës, 39
vjeç, nga Skrapari. Këtë person,
Gjykata e Skraparit, me vendim
të vitit 2004, e ka deklaruar fajtor
për veprën penale të "shfrytëzimit
të prostitucionit", duke e
dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.
Nga Italia u ekstradua edhe Roland
Maci, 38 vjeç, nga Vlora. Sipas
dosjes penale, Gjykata e
Vlorës, me vendim të vitit 2002, e
ka dënuar atë me 6 vjet burg për
"mbajtje të substancave narkotike".
Ky vendim është lënë në
fuqi dhe nga Gjykata e Apelit të
Vlorës. Në aeroportin "Nënë
Tereza" në Rinas, këta shtetas i
janë dorëzuar përfaqësuesve të
Drejtorisë së Përgjithshme të
Burgjeve.