E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e pranishme në ceremoninë e fillimit të punimeve të disa rrugëve të reja dhe një terreni sportiv në Bushat, premtime që ajo i bëri një muaj më parë në takimet elektorale me banorë të kësaj zone.

 

Unë jam sot këtu në Bushat , jo vetëm për nisjen e punimeve dy rrugë të reja dhe një terreni sportiv por edhe të shoh se në këtë komunë nuk ka më rrugë të pashtruara,  gjë e jashtëzakonshme  dhe dëshmi e premtimit të mbajtur-tha sot në mesditë Kryetarja e Kuvendit  e pranishme në ceremoninë e nisjes së punimeve të një rruge në fshatin Bushat.
Sikurse këtu në Bushat  gjatë mandatit të dytë të qeverisjes Berisha, nuk do të ngelen rrugë të pashtruara në asnjë komunë, në asnjë cep të vendit- ky është një angazhim i marrë nga kryeministri Berisha dhe ai ka dëshmuar se i përmbush ato-vijoi më tej Kryetarja e Kuvendit.
Unë shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar çdo  qytetar e çdo banor  të këtij qarku për mbështetjen  e fuqishme që i dhanë projektit të Shqipërisë Evropiane. 
Si përfaqësuese e këtij qarku së bashku me deputetët e tjerë dhe pushtetarët lokalë të qarkut Shkodër,  unë dua ti them edhe një herë cdo qytetari  se ne u  jemi shumë mirënjohës.
Në cdo ditë,  në katër vitet e ardhshme të mandatit të dytë  ne do të mendojmë sesi të mundësojmë investime të reja në këtë qark dhe në  cdo qark tjetër të Shqipërisë për ta bërë jetën e qytetarit më të cilësishme.
Në përgjigje të interesit të medias mbi zhvillimet e fundit, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se : Dëshiroj të theksoj edhe një herë se  Partia Demokratike e meritoi mandatin e dytë, sepse shqiptarët  e besuan për atë cfarë kjo parti  bëri në katër vitet e kaluara. Natyrisht, kjo është një sfidë shumë e madhe. Unë jam e bindur se qeveria Berisha 2 do të funksionojë  në mënyrë të shkëlqyer, për një fakt shumë të thjeshtë se kur  Berisha erdhi në pushtet në 2005, Shqipëria ishtë në vështirësi shumë të madhe, korrupsioni ishte galopant, buxheti ishte shumë i vogël dhe investitorët e huaj i qëndronin  shumë larg asaj. Mandati i dytë fillon me një stekë shumë të lartë- zhvillimi ekonomik i vendit  dhe proceset integruese  të tij  të jenë sa më të mundshme,  sa më të prekshme, sa më më të afërta dhe reale. 
Lidhur me negociatat mbi qeverinë e re, znj.Jozefina Topalli tha se -Kryeministri Berisha  është shprehur se ato do të zhvillohen në dhjetëditëshin e dytë të gushtit.
Përfitoj nga rasti- theksoi ajo- tju them se komenti më i fundit pozitiv pro PD, spo them më i miri,  është Ballagati me një  rezultat të  paparë ndonjëherë.
Ne nuk hyjmë në problemet e partive të tjera, kjo nuk është në kalendarin tonë,  kjo nuk është në axhendën tonë, kjo nuk është pjesë e filozofisë tonë.  Ne nuk kemi pritur   që gushti të bëhet pushim, që  në shtator të fillojë parlamenti i ri, e të miratohet qeveria e re. Qeveria Berisha ka filluar të realizojë që të nesërmen  e ditës së marrjes së  rezultatit përfundimtar të votuesve të nxjerrë nga KQZ, konkretizimin e premtimeve të fushatës.
Është hera e parë që institucioni i KQZ certifikon 7 me 0 rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve . Kjo është shenjë  pjekurie dhe këtu një falenderim i vecantë i takon anëtarëve të KQZ,  komisionerëve të PD-së,  të PS-së   e  të gjitha forcave të tjera politike  për qëndrimet e tyre korrekte në  firmosjen e  të gjitha procesverbaleve.
Kanë punuar me korrektësinë më të madhe,  me integritet të lartë, kanë qenë të durueshëm.
Meqënëse jam këtu në Bushat kam një falenderim për komisionerët e Partisë Demokratike të Bushatit, pavarësisht se  ndonjëherë  dhe në rast të vecantë dhe janë provokuar. Durimi, qëndrueshmëria dhe integriteti i tyre kontribuan që projekti ynë i Shqipërisë Evropiane  të bëhet  nga ëndërr në realitet.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›