Kryetarja e Kuvendit uron deputetët e zgjedhur dhe shpreh besimin se bashkëpunimi në Parlament për cështjet e mëdha dhe proceset integruese do të forcohet në interes të kombit.
Unë shfrytëzoj këtë rast për ti bërë urimet më të mira të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe atyre që më 7 shtator do të ulen për herë të parë në parlament- u shpreh sot në mesditë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në ceremoninë e fillimit të punimeve të një shkolle nëntëvjecare në fshatin Kosmac.
Nuk ka vend më të nderuar, privilegj më të madh sesa të jesh përfaqësues i një kombi dhe të jesh një ndër 140 deputetët e Kuvendit, për të qënë sa më afër vullnetit të asaj që mendojmë, të asaj që dëshirojnë, kërkojnë dhe mendojnë votuesit tuaj.
96% e shqiptarëve kanë votuar pro orientimit drejt BE dhe proceseve integruese. Kjo do të thotë që ne për kalimin e ligjeve integruese, pa dyshim, do të bashkëpunojmë me opozitën dhe ajo do të bashkëpunojë me ne. Sepse unë besoj që ajo ndjehet përfaqësuese e atyre votave që vijnë nga e majta, që janë një numër i caktuar dhe kanë shprehjen e tyre të vullnetit për proceset integruese.
Unë kam arsye të besoj se bashkëpunimi për cështje të mëdha dhe proceset integruese do të jetë e do të forcohet në interes të kombit aq më tepër që shoqëria është maturuar, aq më tepër që kemi një eksperiencë të jashtëzakonshme me konsensuse të mëdha në gjithë këto gjëra që kemi realizuar në këto vite, me konsensuse historike gjatë këtyre viteve të kaluara.
Unë jam e sigurt se ky është një zhvillim sic ndodh në cdo parlament tjetër të botës me programe të ndara.
Unë e shoh me shumë optimizëm parlamentin e ardhshëm dhe në mënyrë të vecantë qeverisjen e ardhshme e shoh dhe besoj se do të jetë shumë eficente dhe efikase dhe funksionale.
Më tej Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se:
Unë dëshiroj që të punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e kësaj shkolle dhe pajisjen e saj me të gjithë infrastrukturën e duhur të një shkolle bashkohore- me mjedise të mira shkollimi, terrene sportive.Po ashtu dëshiroj që sikurse edhe në fshatin Bushat dhe fshati juaj të ketë fushë sporti, volejbolli, futbolli e kënd lojrash. Në krijimin e kushteve argëtuese e të terreneve sportive, ne mbështetemi në filozofinë e zhvillimit të një infrastrukture të njëjtë me komunat e Evropës.
Numri i investitorëve që kanë ardhur e që do të vijnë, për vetë interesin që po ngjall gjithmonë e më shumë Shqipëria me rritjen e vlerës së tokës edhe si pasojë e shtrimit të të gjitha rrugëve në këtë komunë dhe në të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë po njeh rritje të vazhdueshme.
Kjo është Shqipëria që ne ëndërrojmë, ky është projekti ynë i madh për tu bërë pjesës e Evropës. Që të hysh në Evropë duhet të kesh rrugë, të kesh energji, duhet të jesh i sigurt, të kesh të ardhura më të larta e pensione më të larta. Unë besoj që Shqipëria në një periudhë shumë të shkurtër do të përmbushë standartet për të qenë anëtare e BE.
Unë kam bindjen se mandati ynë i ri përmban projekte shumë të mëdha, kalendar shumë të fuqishëm dhe një progam që synon një Shqipëri ambicioze, një Shqipëri që lëviz përmes sfidave të shekullit të këtij shekulli, një Shqipëri që synon ta shohë vehten si vend i krahasueshëm dhe i barabartë me shumë vende të tjera. Ne jemi një popull i mencur dhe energjik, ne meritojmë një qeverisje të përgjegjshme, që ka vision, që ka një lidership të fortë që e drejton këtë vend drejt ëndrrës për të cilën shqiptarët u cuan në këmbë 20 vjet më pare për të nisur një histori të re.
Më parë më pyetën cfarë mendon për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën që thotë se herë i njoh dhe herë nuk i njoh zgjedhjet. Shqiptarët bënë kësaj radhe zgjedhjet më të mira. Rezultati i Ballagatit i cili të kujton Kasharin ku PS-ja u rradhit në vendin e katërt është leksioni më i mirë që i jepet kujtdo që tenton të zgjidhë problemet e tij personale e politike duke cënuar vullnetin e shqiptarëve.
Historia e këtyrë viteve të fundit është historia e sfidave të jashtëzakonshme, por kësaj radhe ne i fituam të gjitha sfidat. Kemi fituar sfidën e standarteve, kemi fituar sfidën e zgjedhjeve, kemi fituar sfidën e anëtarësimit në NATO, që është meritë e jashtëzakonshme e shqiptarëve.
Zgjedhjet e 28 qershorit ishin certifikimi dhe vulosja e projekteve të reja të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese që do të bëjë të mundur që shqiptarët të lëvizin pa viza , që shqiptarët të kenë punë, që shqiptarët të kenë jo vetëm një infrastrukturë rrugore, por infrastrukturë të energjisë, të kanalizimeve, të ujërave të zeza e të bardha, që shqiptarët të kenë rroga më të larta, standarde më të mira jetese. Ky është projekti ynë, ky është kalendari ynë dhe kjo do të jetë puna jonë në katër vitet e ardhshme.