Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli : "20 Shkurti, ditë që mbetet përmbi historinë.
Në këtë 18 vjetor të jashtëzakonshëm, këtë datë të rrëzimit të mitit monstruoz, ne po e festojmë duke i thënë Shqiptarëve që ne kemi mbajtur premtimin më të madh : Kemi bërë të mundur që Parlamentet e 26 vendeve anëtarë të Atlantikut , të na japin besimin dhe votën për në NATO.
Kështu u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e Kuvendit,Jozefina Topalli gjatë akitivitetit të mbajtur, në përkujtim të 20 Shkurtit - dita e kujtesës së krimeve të Komunizimit dhe rënies së bustit të diktatorit.
Konferenca e titulluar 20 shkurti Triunfi i Lirisë, dita kur ranë mitet e diktaturës, u organizua sot në mjediset e Muzeut Kombëtar Historik, nga Grupimi Dhjetori 90 dhe Instituti i Integrimit të të përndjekurve politikë.
20 Shkurti është një ditë që, në memorien tonë na kujton përqethjet që kemi përjetuar, duke parë jo vetëm rrëzimin thjesht të një busti, por rrëzimin e një miti monstruoz, përfundimin e një diktature, të historisë më të zezë, që ne si shqiptarë kemi pasur historinë tonë dymijë vjeçare. 20 Shkurti është ditë që mbetet përmbi historinë tha për të pranishmit Kryetarja e Kuvendit.
( fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit )
Gjatë kumtesës së saj, Kryetarja e Kuvendit shpjegoi se Parlamenti po kryen përpjekje të rëndësishme t'i japë dimensionet që meriton historisë së dhimbshme të persekutimit dhe kalvarit të gjatë të vuajteve të elitës dhe mijëra shqiptarëve, nga rregjimi i egër i diktaturës.
Unë kam qënë në disa takime si në Malësi të Madhe,Tamarë ,Vlorë në përkujtim të lëvizjeve të para antikomuniste. Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ka bërë disa lëvizje që kanë simbolikë, përveç pjesës që sapo folëm .
Ka bërë seanca të veçanta për nderimin e grupit të deputetëve që u pushkatuan në 1946 është modeli i secilit,çdo përfaqësues i kombit që duhet të vrapojë.
Unë ndihem shumë mirë që n
e miratuam ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve që do të nisë pas disa ditësh.
I kam kërkuar Parlamentit dhe byroja ka miratuar që në ambientet e Kuvendit të
Shqipërisë të ngrihet ekspozita e krimeve të komunizmit dhe puna ka filluar.
Ne i kemi një borxh, të cilin do tia kthejmë atyre, që pa vendime të gjykatave janë pushkatuar dhe ne nuk i dimë varret e tyre- u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit.
Gjatë konferencës Drejtuesi i Grupimit Dhjetori 90, Beslim Ahmetaj tha se studentët e
Dhjetorit dhe të burgosurit e të persektuarit politikë, si dy ndër shtresat më fisnike të shqiptarëve hapën një fazë të ndritur të historisë, atë të vendosjes së pluralizmit dhe të rrëzimit të një prej diktaturave më të egra të Europës.
20 Shkurti 91 është dita symbol e sakrificës së rinisë studentore, ku triunfuan vlerat njerëzore, qytetaria mposhti injorancën dhe tolerance mundi dhunën- u shprehën oratorët gjatë konferencës.
Në fjalën e tyre drejtori i Institutit të Persekutuarve politikë, Simon Miraka dhe i shoqatës antikomuniste të persekutuarve, Gëzim Qendro vlerësuan rolin dhe angazhimin e Kryetares së Kuvendit në dënimin e krimeve të komunizimit, promovimit në opinionin kombëtar e ndërkombëtar të rezistencës heroike antikomuniste në Shqipëri, dhe në mbrojtje të të drejtave të persekutuarve.