Kuvendi i Shqipërisë, në prag të Samitit të NATO-s, organizon konferencën me parlamentet e rrajonit Karta e Adriatikut - Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Pak ditë pas mbylljes me sukses të procesit të ratifikimeve të Protokollit të Anëtarësimit në NATO nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të NATO-s, Kuvendi i Shqipërisë, po organizon në Tiranë një konferencë dy ditore me parlamentarët e Kroacisë, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi dhe me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s David Hobs.
Konferenca Karta e Adriatikut - Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të konfirmojë dhe të shprehë vendosmërinë e vendeve të Kartës së Adriatikut, për të thellluar bashkëpunimin në zbatimin e reformave në fushat politike, të mbrojtjes, të të drejtave të njeriut, sigurisë, ekonomisë, e më gjerë për integrimin në NATO.
Në fjalën përshëndetëse, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se Shqipëria në NATO është një vlerë e shtuar.
"Në samitin e NATO-s në prill, jam krejt e sigurtë se ne do të tregojmë se sëbashku me Amerikanë e Europianë, me vendet e Balltikut të Veriut, me Turqinë e Kanadanë, jemi gati të takohemi me sfidat dhe premtimet e shekullit të 21-të.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se me marrjen e ftesës në NATO, shqiptarëve iu kthye dinjiteti, iu dha besimi.
" Imazhi ynë ka ndryshuar, por mbi të gjitha këtë besim ne e vlerësuam si një sfidë
për të thelluar më shumë reformat, për të rritur ekonominë, për të modernizuar shtetin tonë.
Ne sot flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne jemi krenarë që kemi kontribuar në Irak, në Bosnje -Hercegovinë dhe që kontribojmë dhe do rrisim kontributin në Afganistan" deklaroi Kryetarja e Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s David Hobs tha se ndjehet i nderuar që u ftua nga organizatorët e Konferencës së Kartës së Adriatikut, për të marrë pjesë në punimet e saj. Në fjalën e tij zyrtari i lartë politik i NATO-s, u ndal veçanërisht në rëndësinë thelbësore që kanë parlamentet e vendeve anëtare, në zgjerimin e Aleancës së Atlantikut, dhe në implementimin e reformave që këto vende ndërmarin. Rëndësia e asaj që shpesh quhet diplomaci parlamentare është rritur shumë që nga mbarimi i luftës së ftohtë. Si Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Natos besoj shumë në rolin e parlamente në bashkëpunimin ndërkombëtar. Takimi juaj sot pasqyron jo vetëm aspiratat e parlamentarëve të Kartës së Adriatikut për integrim Euro-Atlantik, por edhe angazhimin e tyre per ti kthyer në realitet, këto aspirata - u shpreh zoti Hobs.
Gjatë fjalës së tij , Sekretari i Asamblesë parlamentare theksoi se reforma për mbrojtjen është thelbësore dhe është një proces pafund për kombet anëtare të NATO-s.
" Por nuk janë thjesht forcat e armatosora që bëhen anëtare të NATO-s; por është i gjithë kombi . Ja përse konferenca të këtij lloji, jo vetëm ja vlen ti organizosh, por ato janë themelore. Kryeministri Sali Berisha në fjalën përshëndetëse u shpreh se ndihet i nderuar, që i drejtohet pjesëmarrësve në konferencë. Duke shprehur kënaqësinë për ridimensionimin e Kartës së Adriatikut, kam bindjen se Karta e Adriatikut, si një element thelbësor i përpjekjeve të vendeve tona, është bërë gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm i një bashkëpunimi të gjithanshëm, midis vendeve dhe kombeve të rrajonit.
Unë i shpreh mirënjohje të thellë qeverisë së SHBA, dhe Presidentit amerikan që themeluan në Tiranë kartën e Adriatikut- tha ndër të tjera Kryeministri Berisha duke shprehur besimin se ridimensionimi i Kartës së Adriatikut, do të përfshijë së shpejti dhe Kosovën. Më tej Kryeministri gjatë fjalës së tij u ndal tek bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës për reformat integruese të Shqipërisë, duke vënë theksin tek mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në 28 Qershor.
Qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje që këto zgjedhje të jenë më të mirat që janë mbajtur në Shqipëri u shpreh Kryeministri Berisha.
Ambasadori amerikan John Whithers falënderoi Kryetaren e Kuvendit për organizimin e konferencës për Kartën e Adriatikut. Pas pesë javësh ne do të kemi një moment historik. Aleanca më e madhe e suksesshme politike dhe e sigurisë , do të mirëpresë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota. Ky është një nga momentet, kur vetë historia shpjengon vetveten. Tërë përpjekjet, sakrifica dhe vendosmëria e treguar nga Shqipëria do të shpërblehet me renditjen krah nesh dhe aleancës më të madhe të lirisë. Ambasadori amerikan vlerësoi Kartën e Adriatikut si një model i pashoq i bashkëpunimit mes vendeve të rrajonit. SHBA ndjehen krenarë që kanë qenë partnere e kësaj karte. Ne dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për arritjet e kryera. Anëtarësimi në NATO do të hapë një faqe të rë për Ballkanin. Në panelet e diskutimeve, parlamentarët e rrajonit po shpjegojnë rezultatet konkrete të reformave në sektorë të ndryshëm, që këto vende kanë ndërmarrë për procesin e anëtarësimit në NATO.