TemA TV/ Aksident i rëndë në Korçë- Pogradec, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur (VIDEO)
Lajmet për aksidentet tragjike në Shqipëri janë të përditshme.
Por edhe pse është fushatë elektorale, askush nuk flet për këtë masakër që po merr jetë njerëzish sikur të ishte ndonjë konflikt i armatosur.
Sot një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë- Pogradec, në kthesat e Leshnicës. Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një furgoni kanë mbetur dy të vdekur dhe tetë të plagosur.
Kështu ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit të vogël, shtetasi Elvis Sekseni, 20 vjeç nga Pogradeci, dhe pasagjeri ne makinën e tij me targa greke.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur 9 pasagjerë të furgonit.
Sipas policisë me furgon udhëtonin shtetasit Leonora Nica, Lirika Tereziu 61 vjeç, Gjergji Spirollari, 64 vjeç, J.K, 11 vjeç, Liljana Kozmollari 66 vjeç, E.M, 14 vjeçe, Lenkë Mita 74 vjeç, Marjeta Arroni 65 vjeç dhe Vasil Arroni 45 vjeç, drejtues i furgonit./ep