E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli intervistë në Ora News për situatën në zonat e përmbytura.

Pas ndjekjes nga afër dhe në vijimësi të gjendjes në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Televizionin Ora News  për një intervistë   me Drejtorin e Informacionit, Roland Qafoku lidhur me situatën më të fundit në këto zona.
 

Gazetari Mirëmbrëma zonja Topalli! Mirë se erdhët!
Jozefina Topalli Mirë se ju gjeta!
Gazetari Si fillim ju falënderoj për prezencën në studio, për faktin se ju vetëm një orë më parë keni ardhur në Tiranë nga zonat e përmbytura dhe pranuat ftesën time.
Zonja Topalli, në kronikën që ndoqëm, jo vetëm zoti Berisha, por ju dhe të gjithë pushtetarët e tjerë, qendrorë dhe lokalë, keni qenë sot në të gjitha zonat e përmbytura. A mund të na thoni cila është situata më e fundit që ju keni si informacion?

Jozefina Topalli Është një situatë shumë kritike. Kam një shqetësim, sepse ndiej se nuk ka një kuptim të thellë të situatës së rëndë të banorëve. Dhe kjo më krijon një lloj shqetësimi.
Janë hektarë të tërë të mbuluar, të përmbytur. Hyrja e rrugës për në Dajç është po ashtu jashtëzakonisht e vështirë për tu kaluar. Në qoftë se do të vazhdojë përsëri rritja e ujit, dhe unë mendoj se kjo mund të ndodhë, mund të rrezikohet që të bllokohet tërësisht, pavarësisht se aty janë angazhuar, përmes operacioneve të ndryshme ushtria, policia. Në qoftë se ju do të më lejoni, dua ti falënderoj, në radhë të parë ata ushtarë. Ata djem të rinj janë heronj. Janë prej netësh e netësh, njëzetekatër orë në njëzetekatër orë në shi, mes ujit. Uji shkon deri mbi gju. Janë në çdo familje. Janë në çdo lagje. Janë në dispozicion të çdo kërkese që banorët e kësaj zone kanë.
Natyrisht, do të doja të falënderoja dhe të përgëzoja në mënyrë të veçantë edhe punonjësit e ujësjellësit, të drejtorisë së kullimit të ujërave. Ata nuk kthehen në shtëpi, në qytet, në Shkodër. Apo, nëse vijnë nga fshatrat e tjera, nuk kthehen në fshatrat e tyre. Janë të instaluar kryesisht në Dajç, sepse kjo është zona më e rrezikuar, dhe po punojnë pa u ndalur.

Por, në këto kushte, nuk më duket se, pavarësisht organizimit, përkushtimit, vullnetit të madh, situata mund të kapërcehet aq lehtë: e para, pa bashkëpunimin total të banorëve të kësaj zone dhe, e dyta, për faktin se në këto situata ne kemi kundërshtar të madh, lumin. Jo vetëm lumin Drin. Kemi lumin Kir. Kemi kundërshtar të madh Gjadrin. Kemi kundërshtar të madh lartësinë e madhe të ujit në hidrocentrale. Kemi kundërshtar të madh reshjet, që nuk kanë ndalur në atë zonë dhe në atë komunë, ashtu si edhe në komunat e tjera.

Por, kemi pozitiv faktin që tre-katër vjet më parë, për shkak të angazhimit dhe të një vizioni, është bërë penda e Kirit. Sepse prurjet e Kirit janë të jashtëzakonshme. Ato, së bashku me lumenjtë e tjerë, derdhen në lumin Drin, që është tej i mbushur. Pastaj Drini bashkë me Bunën dalin në det. Mirëpo kjo ka ndodhur edhe për shkak të ndryshimeve të klimës, që është një fenomen shqetësues global, prej të cilit Shqipëria nuk mund të përjashtohej. Kjo është arsyeja themelore që, për shkak të baticës në Velipojë, që është fshati më i afërt i Dajçit, uji hyri brenda. Ndërkohë që, shtuar kësaj, kundërshtarin tjetër në qark e quajnë era e Shirokut. Ajo pengon që Drini dhe Buna të derdhen në det. Plus, deti i afruar e bllokon tërësisht këtë derdhje. Kjo ka bërë që të gjitha sipërfaqet të jenë tërësisht të mbuluara, duke izoluar lagje të tëra, duke rrezikuar edhe hyrjet kryesore të kësaj.
Ndaj dhe angazhimi dhe shqetësimi ynë është shumë i madh, sepse nga shërbimet meteorologjike, mesa shihet, do të ketë reshje të shumta, që në atë zonë janë edhe më të forta dhe më të pandalshme.

Gazetari Zonja Topalli, rrallë herë dëgjojmë nga goja e politikanëve dhe nga goja e pushtetarëve të lartë atë që thatë ju: se është një situatë kritike. Çdo të kuptojmë me situatë kritike dhe cila është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë, sepse më shumë se sa të përmbytet një zonë e tërë me ujë, ne nuk kemi parë situatë tjetër më të vështirë?
Jozefina Topalli Kjo është e vërtetë, sepse ne skishim parë asnjë dukuri si ato që ndodhin në Shtetet e Bashkuara, për shembull. Nuk kishim dëgjuar më parë, ashtu siç dëgjuam për Poloninë ku, deri në këtë moment, ka 79 të vdekur nga të ftohtit. Diku ka temperatura të ulëta, dëborë dhe diku temperatura të larta me erëra të fuqishme, dëborë, reshje të forta, si dhe përmbytje. Në Britani ka përmbytje të mëdha dhe një numër të madh të vdekurish. Në Greqi po ashtu. Ndërsa në Itali, në disa zona të caktuara, po shkohet drejt shpalljes së emergjencës.

Ne jemi në një situatë ligjore të shpalljes së emergjencës. Nuk është vetëm serioze, por shumë serioze. Është më shumë nga çmund ta imagjinoni ju gazetarët, për fat të keq, edhe më tepër nga çe perceptojnë vetë banorët, sepse nuk jemi në kushtet e disa viteve më parë kur kishte përmbytje, por pastaj kalonim në një fazë të tretë, ku ulej niveli i ujit. Jemi në kushte të tjera. Parashikohet që temperaturat të ngrihen dhe kjo do të thotë që prurjet e borës në male do të rrisin përsëri nivelin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Kjo nënkupton që prurje më të rënda do të vijnë edhe për shkak të rregullores (atë që bëjnë teknikët nuk e diskuton askush), sepse do të ketë hapje të tjera të portave të hidrocentraleve, kështu që gjendja vetëm mund të përkeqësohet. Kjo është arsyeja që prej ditësh fillimisht pushteti vendor, si kryetarët e komunave, këshilltarët dhe prefekti, që është në krye të menaxhimit të kësaj situate, kanë bërë thirrje, sepse është si të menaxhosh riskun ose të mendosh se si ky risk të jetë më i vogël.

Ajo që na shqetëson dhe që ua themi çdo ditë banorëve të të gjitha lagjeve në këtë zonë është që të largohen, sepse nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa jeta e njeriut. Do të kompensohet dëmi i shtëpisë, do të kompensohet dëmi i gjësë së gjallë, do të kompensohet dëmi i të gjitha gjërave, se unë e kuptoj se sa të shtrenjta janë për jetën e tyre, sepse janë njerëz me halle dhe me probleme. Për ne nuk ka gjë më të shtrenjtë se sa jeta, ndaj dhe po u themi këtyre banorëve që të largohen prej aty. Për këtë janë vënë në dispozicion hotelet me kushtet më të mira, përveç konvikteve dhe ...
G

azetari E kemi dëgjuar disa herë këtë fjalë që të largohen nga vendngjarja banorët, nga ju, nga zoti Berisha dhe nga pushtetarët lokalë. Megjithatë, zonja Topalli, duhet të themi që vetëm në komunën Dajç janë 71 familje, ndërkohë që shumë familje të tjera nuk pranojnë të largohen ...
Jozefina Topalli Është e vërtetë.

Gazetari Si do të zgjidhet kjo situatë? Kur dikush bën një thirrje "Kujdes largohu prej andej se mund të rrezikosh jetën!" dhe ai njeri nuk largohet kush do ta mbaj përgjegjësinë në qoftë se ndodhë diçka, zonja Topalli?
Jozefina Topalli Nuk e di, unë në fakt jam jashtëzakonisht e preokupuar, sidomos për fëmijët dhe të sëmurët. Jo më kot edhe Kryeministri sot u ka thënë se në qoftë se nuk shkëputen dot nga shtëpia, të paktën të heqin fëmijët dhe të sëmurët, dhe të rrijë i zoti i shtëpisë që do të shohë më nga afër situatën.
Sot ka pasur një përmirësim, janë bërë disa evakuime, por nga lagjet e Ajasmit të Baçallëkut që janë lagje periferike të qytetit të Shkodrës, banorët e të cilave janë sistemuar dhe kanë kushte shumë të mira në hotel Rozafa. Ka pasur evakuime për rreth 71 familje nga fshatrat Pentar, Daragjat, Mushan, Shirq, Samrisht dhe nga disa fshatra që janë më të izoluar.
Po fillojnë evakuimet dhe e ndiejnë vërtet që nuk është aq e thjeshtë, nuk është si herë të tjera, sepse jemi në një situatë me rrethana shumë komplekse, me rrezikun e temperaturës që do të rritet, me vazhdimin e reshjeve, me stërmbushjen e lumenjve nga të gjitha anët, me nivele shumë të larta të ujërave të hidrocentraleve, pra nuk jemi si në rastet e tjera, pavarësisht menaxhimit me përgjegjësi shumë të madhe.

Të paktën dy muajt e fundit e di se me sa korrektesë i kanë menaxhuar hidrocentralet specialistët. Dua tu shpreh mirënjohjen atyre për shkak të gradualitetit që nuk jemi në katastrofë. Duhet të falënderoj, për faktin, që kanë bërë argjinaturën e Kirit dhe kanë rregulluar 14 kilometra në pjesët kryesore të argjinat

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›