E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria merr në pyetje kryebashkiakun e Gjirokastrës

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime Gjirokastër, 12 Nëntor, 11:59, NOA - Hetimet për shembjen e pallatit në Gjirokastrës, kanë çuar në prokurori kryebashkiakun e këtij qyteti, Flamur Bime. Lajmi është bërë i ditur për korrespondentin e agjencisë NOA, nga burime zyrtare të akuzës së Gjirokastrës. Sipas të dhënave, në cilësinë e kryetarit të KRT së qytetit, Bine ka deponuar në prokurori për ngjarjen e rëndë të ditës së dielë, kur një pallat 5 katësh u shemb duke sjellë tre viktima, ku mes tyre ishte dhe një vajzë 12-vjeçare. Bime ka ndenjur në prokurori për më shumë se një orë e 30 minuta, ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me lejen e ndërtimit të dhënë për firmën Arti shpk, që do të ndërtonte një pallat. Ndërkohë që burime nga institucioni i akuzës në qytetin e Gjirokastrës thanë se do të merren në pyetje të gjithë anëtarët e KRT, së këtij qyteti, në lidhje me lejen e ndërtimit që më pas solli dhe tragjedinë e rëndë. Gjatë një dite më parë, gjatë një konference për shtyp, Bime tha se, ngjarja që ndodhi duhet të jetë një leksion për të gjithë. Por ai tha se, nuk kishte asnjë përgjegjësi për këtë ngjarje dhe se nuk do të jepte dorëheqjen. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›