E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxirret nga lumi viktima e dytë e aksidentit të mëngjesit

Shkodër, 12 Nëntor, 13:00, NOA - Është nxjerrë dhe trupi i dytë i aksidentit të sotëm të ndodhur në Shkodër, kur një makinë ra në lumin Drin. Burimet zyrtare të Policisë së Shkodrës, që thanë për agjencinë NOA, se pak minuta më parë, polumbarët e RENEA-s, kanë nxjerrë trupin e pajetë të Fatjon Methasanit, student stazhier në Universitetin e Shkodrës. 20-vjeçari ishte së bashku me shokun e tij, Moisi Karasanin dhe po ktheheshin nga Shkodra, në drejtim të Tiranës, ku kishin qenë së bashku. Makina ra në ujërat e lumit Drin në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur kthesa e Beltojës. Dyshimet janë se, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpjetësisë së madhe dhe lodhjes që mund të kenë pasu dy të rinjtë. Prania e pasagjerit në makinë është bërë e ditur për policia nga një prej shokëve të viktimave, me të cilët ata kishin qenë në Shkodër. ll.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›