E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK mbështet grevën e urisë

Tiranë (start)- Partia Demokristiane tha sot se greva e 10 deputetëve të PDK , LSI dhe PS 91, po hyn në orën e 40-të saj. Nënkryetari i kësaj force politike Vladimir Beja, tha se gjatë gjithë këtyre orëve, mbështetës brenda dhe jashtë vendit kanë shprehur mbështetjen e tyre morale dhe kombëtare për sakrificën sublime të deputetëve, në mbrojte të votës dhe lirisë.

“Pasi kemi informuar menjëherë, Partitë tona si motra evropiane, Trupin Diplomatik në Tiranë, si dhe kancelaritë më të mëdha evropiane, të cilat janë prezent me përfaqësitë e tyre në Tiranë”-theksoi nënkryetari i PDK-së.

Ai shtoi se të gjithë u njohën me cenimin e të drejtës së zhvillimit të një Greve Urie normale, heqjen e energjisë, aparatura të përgjimit dhe sidomos refuzimin skandaloz të autoambulancës, teksa i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë Anila Godo, të zbatojë rregullat ndërkombëtare shëndetësore për zhvillimin e një greve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›