E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit i përcolli Ambasadores së Polonisë në Tiranë, ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së Presidentit të Polonisë.

Sot, në mesditë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Polonisë në Tiranë, ku në emrin e saj personal por edhe të Kuvendit të Shqipërisë shprehu ngushëllimet ndaj familjes së Presidentit Lech Kaczynsky, zonjës së parë Maria, familjeve të të gjithë deputetëve dhe delegacionit shtetëror që e shoqëronte, të cilët u ndanë nga jeta në aksidentin tragjik ajror të shtunën e datës 10 prill 2010. Kryetarja Jozefina Topalli theksoi se me vdekjen e parakohëshme të Presidentit polak Kaczynsky, Europa dhe mbarë bota humbet një prej liderëve më të shquar të saj, i cili përgjatë gjithë karrierës së tij politike kontribuoi dhe luftoi në mbrotje të lirisë dhe vlerave të saj. Në mënyrë të veçantë, Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimin për figurën e presidentit polak Lech Kaczynsky duke lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve, në të cilin ajo shkruan: Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella për humbjen e jetës së Presidentit Tuaj! Solidariteti ynë i shkon të gjithë familjarëve të delegacionit që humbi jetën. Ne të gjithë jemi të shokuar nga kjo tragjedi e tmershme. Presidenti Kaczynsky ishte një zë i fuqishëm i lirisë. Ai ishte një shtetar që donte fort kombasit e tij. Lutjet tona shkojnë për shpirtrat e tyre! Në emër të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe timin personal shpreh dhimbjen e thellë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›