Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini.

12 prill 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr, Bamir Topi priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit, Presidenti Topi vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve tona, tashmë edhe si partnerë strategjikë, të cilat dëshmohen jo vetëm nga miqësia dhe lidhjet historike tradicionale, por edhe nga shkëmbimet gjithnjë e më të shpeshta të vizitave në nivelet më të larta, tregues i të cilave është edhe vizita e sotme e Ministrit të Jashtëm italian.
Presidenti Topi shprehu vullnetin dhe angazhimin e plotë institucional për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Ministrit Fratini si avokat i Shqipërisë në proceset e saj integruese në Bashkimin Evropian, si dhe mbi çështjen e rëndësishme të liberalizimit të vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike-tregtare në nivele edhe më të larta. Presidenti Topi vuri në dukje se: “veprimtaria aktive e zotit Fratini në mbështetje të përshpejtimit të procesit të integrimit të vendeve të rajonit të Ballkanit nënkupton qëndrimin realist dhe njohjen e thellë të qeverisë italiane mbi rajonin.” dhe në këtë aspekt, Kreu i shtetit shqiptar i shprehu Ministrit të Jashtëm italian mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Italisë për vendin tonë në rrugën e integrimit drejt familjes së madhe evropiane.
Në takim u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe atë në rajon, ku dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim që pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, kontribuon ndjeshëm në qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkan me synim orientimin e të gjitha vendeve ballkanike drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe uroi Presidentin Topi për sukseset dhe zhvillimin e Shqipërisë, vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore mes dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Italisë për të vazhduar mbështetjen e fuqishme në drejtim të përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Zoti Fratini, pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, theksoi se qëndrueshmëria politike dhe ekonomike e secilit prej vendeve të Ballkanit është e rëndësishme jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë rajonal e më gjerë, sepse e ardhmja e të gjithë rajonit ballkanik do të jetë pa asnjë mëdyshje integrimi evropian.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Saba D’Elia dhe Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola si dhe Zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja.