E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë për vdekjen tragjike të Presidentit polak, Leh Kazinski.

10 prill 2010

Presidenti i Republikës, Prof, Dr. Bamir Topi shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e jetës së Presidentit të Republikës së Polonisë, Leh Kazinski, bashkëshortes së tij dhe delegacionit që e shoqëronte, si pasojë e një aksident ajror në Smolensk, që shkaktoi të paktën 87 viktima.

“Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti Kazinski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta!

Në këto momente të vështira, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›