Kryetarja e Kuvendit: "Me Shqipërinë në NATO, të tjera mundësi, të tjera shanse ka Peqini, ka Elbasani, ka Tirana dhe e gjithë Shqipëria. Ne vendin e futëm në shina dhe do të vazhdojmë me projekte të mëdha"
Fjala e Kryetares së Kuvendit në takimin me gratë e të rejat e Peqinit.
Unë ju falënderoj që ju keni gjetur kohë, që keni ardhur në këtë takim të jashtëzakonshëm!
Miket e mia më kanë thënë që kurrë ndonjëherë kjo sallë nuk është mbushur kaq plot dhe vetëm me gra. Kjo është një shenjë e fortë e angazhimit dhe e dëshirës së madhe të grave për të bërë pjesë në çdo proces të jetës shoqërore.
Kjo është shenjë emancipimi, është shenjë guximi. Kjo është shenjë e pjesëmarrjes në politikë, përveç jetës së përditshme të familjes dhe të angazhimeve të tjera. Unë ndihem e privilegjuar që sot takoj ju, në Peqin. Dje, pardje, kam takuar një numër të pafundëm grash.
Ditët e tjera do ti takoj në Vlorë, në Korçë, në Sarandë, në Pukë e kudo.
E dini çfarë më bën përshtypje? Sepse në çdo grua, në çdo të re, në çdo nënë, në çdo gjyshe, unë gjej më shumë se kudo tjetër, forcën e kujaros, së dashurisë, të karakterit, gjej vizionin e madh për të ardhmen dhe për këtë unë falënderoj çdo grua, çdo nënë, kudo ku ajo është.
Unë jam e sigurt se Shqipëria nuk do të ishte sot kjo që është pa angazhimin e secilës prej jush.
Më vjen mire. Unë ndihem vetëm mirë duke ardhur në Peqin, që shoh rrethin tuaj totalisht të trasformuar. Unë kam qenë këtu pak vite më parë, nuk ishte ky Peqini.
Ishte një Peqin i zymtë, me rrugë të prishura, një Peqin pa shpresë.
Sot unë gjej një Peqin ku janë investuar jo pak, por 1.4 miliardë lekë. Unë e kam parë Sali Berishën në zyrën e tij që merrej një për një me çdo projekt. Si për çdo rreth tjetër edhe për rrethin e Peqinit, për rrugët, për shkollat, ku ka hedhur 100 milionë euro për kanalet ujitëse, ujësjellësat, për çdo projekt që deri tani është realizuar.
Dhe ju e dini se vetëm në këto 4 vite në Peqin janë investuar 15 herë më shumë, nga çfarë është investuar gjatë periudhës 8 vjeçare.
Natyrisht, ndihem mirë kur shkoj në rrethe të tilla dhe shoh se ato kanë 24 orë energji, kanë rrugë të shtruara, kanë jetën e tyre më të mëkëmbur. Unë ndihem mirë kur takoj arsimtarët dhe shoh se rrogat e tyre janë dyfishuar. Ishte detyra jonë dhe ne bëmë mirë që e bëmë. Takoj infermiere dhe shoh se ndihen më dinjitoze, më të respektuara, dhe bëmë mirë që rritëm rrogat e tyre.
Shkoj në qytete të ndryshme dhe shoh që janë shtruar si këtu, në Peqin, 40 km rrugë, të paktën 7 herë më shumë se në Bashkinë e Tiranës. Unë u bëj urimet më të mira atyre që janë interesuar për Peqinin, Sali Berishës që ka menduar që në çdo vend, që në çdo rreth, në çdo komunë dhe në çdo fshat, ta prekim dhe ti sjellim zhvillim.
Detyra e Qeverisë është që të shikojmë se ku ka varfëri dhe çfarë duhet të bëjmë që ta reduktojmë atë, që ta çrrënjosim atë.
Vetëm 4 vite më parë rrogat e administratës ishin shumë të ulëta, të infermierëve, mësuesve, nëpunësve dhe ekonomistëve ishin shumë të ulëta.
Unë kujtoj se, kur ne dolëm nga fushata elektorale dhe i premtuam shqiptarëve që do të përgjysmonim taksat, na thanë se kjo është një gënjeshtër dhe nuk do të realizohet kurrë. Por, ne e bëmë dhe, sot është një realitet.
Kur premtuam dyfishimin e rrogave na thanë se Sali Berishës i duhen edhe 50 vjet të tjera, sepse nuk mund të realizohej. Përsëri gabuan, sepse ne e bëmë realitet.
Kur i thamë se do të fusim pjesën më të madhe të buxhetit në infrastrukturë, na thanë se këtë nuk e kanë bërë as vendet e zhvilluara. Sot kjo është një realitet. Ne e bëmë dhe ata përsëri gabuan. Kur ne u thamë se do të dyfishojmë buxhetin e shtetit na thanë se kjo është një çmenduri, por ne sot në vitin 2009 kemi dyfishuar buxhetin e shtetit, nga 2.5 miliardë në 5.3 miliardë dollarë. E paimagjinueshme.
Nuk ka një qeveri tjetër në botë që në një periudhë tre vjeçare të ketë dyfishuar buxhetin e vendit të vet, të ketë dyfishuar rrogat e arsimtarëve. Nuk ka qeveri tjetër që të ketë arritur një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe nuk ka sot në Europë, një vend tjetër si Shqipëria, që të vazhdojë të ketë një rritje ekonomike pozitive, kur vendi është i rrethuar nga kriza më e tmerrshme, më e vështirë e 100 viteve të fundit. Duke ardhur këtu një gazetare më tha: Kur Edi Rama ka qenë në Peqin, u ka thënë qytetarëve se ndihma sociale që jep kjo qeveri, është parazitare dhe unë do ta heq atë.
I them sot nga Peqini, se ne do ta rrisim ndihmën për çdo qytetar që ka nevojë. Ne do të rrisim ndihmën sociale për çdo familje që ka nevojë. Unë besoj plotësisht që ky vend I ka të gjitha potencialet dhe në mandatin e ardhshëm, ne do të rrisim shumë më tepër mbështetjen sociale për çdo familje në nevojë.
Para pak ditësh Edi Rama tha se ju nuk guxoni të rrisni më rrogat dhe pensionet. I them nga Peqini, ne do të vazhdojmë të rrisim edhe rrogat, edhe pensionet.
Kur Sali Berisha nënshkroi kontrata me një vlerë prej 3.4 miliardë euro, thanë fjalë goje. Kur unë kam hyrë në politikë, I gjithë buxheti ynë ishte vetëm 1 miliardë dollarë. Dhe vetëm kontrata, në tre nuajt e fundit, Kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar 3.4 miliardë dollarë. Ky është një sukses i paparë, i paimagjinueshëm. Dhe në momentin kur Kryeministri i nënshkroi këto, Edi Rama i tha se unë nuk i njoh. I them sot nga Peqini: këto kontrata janë nënshkruar dhe në mandatin e ardhshëm do të jetë një realitet, që këto kontrata do të thonë para, do të thonë më shumë para për qytetarët, më shumë rroga, më shumë punësim.
Ne në mandatin e ardhshëm nuk kemi gjë më kryesore sesa, nëse sot në Peqin kemi investuar 1.4 miliardë lekë, mandatin e ardhshëm do të jetë e trefishuar, sepse ne vendin e kemi futur në shina dhe projekti ynë i ardhshëm janë zhvillimet e tjera të mëdha.
Me Shqipërinë në NATO, të tjera mundësi, të tjera shanse, të tjera posibilitete ka Peqini, ka Elbasani, ka Tirana dhe gjithë Shqipëria.
Në fakt nuk do të ketë vetëm investime të realizuara, ne do të vazhdojmë të rrisim rrogat, ne do të vazhdojmë me projekte të mëdha. Dhe mbi të gjitha, unë personalisht, por ne në tërësi, Partia Demokratike, në mandatin e ardhshëm do të përfshijë edhe më shumë gra, zonja, vajza, studente, në të gjitha proceset. Unë ju ju kërkoj këtu në Peqin ne kemi nevojë, për çdo grua, për çdo zonjë, ashtu siç gruaja është arkitektja e vetmja e shoqërisë, e familjes, ajo është dhe arkitekte e shkëlqyer edhe në politikë dhe unë dua që më shumë gra të kemi në politikë, që të marrin më shumë përgjegjësi, përgjegjësi të kombinuara me dhembshuri, që si gruaja se ka asnjë tjetër. Dhembshmurinë të kombinuar me këmbëngulje që si gruaja se ka asnjë tjetër. Këmbëngulje të kombinuar me karakterin që si gruaja se ka asnjë tjetër, karakterin të kombinuar me kujdesin për fëmijën e vogël, të moshuarin, për të sëmurin për njeriun që ka nevojë.
Unë besoj në forcën e madhe të dashurisë të pakushtëzuar të çdo gruaja, të çdo vajze të çdo nëne, të çdo gjyshe. Unë besoj në mënçurinë, në këmbënguljen dhe unë e di që në secilën prej jush ka një dëshirë të madhe për të ndihmuar, për të kontribuar, përtej mureve të shtëpisë. Në fakt ju e bëni çdo ditë edhe kur jeni vetëm duke u kujdesur për fëmijët, për të sëmurin apo për nënën, për vjehrrin, vjehrrën.
Unë vetë personalisht kam qenë më shumë fat që kam jetuar me prindërit e burrit tim. Vjehrra ime ka qenë një grua e sakrificës, ka bërë çdo gjë për të mbështetur mua, për të rritur fëmijët e mi dhe unë nuk ia harroj kurrë asaj dhe ajo sot nuk jeton më, por nëse unë jam sot në politikë jam sepse kam pasur mbështetjen e kësaj gruaje me një zemër të madhe.
Unë e di që sështë e lehtë edhe të kujdesesh për fëmijët, ta rrisësh atë, të dridhet zemra se mos gabon, se mos sëmuret, 24 orë në në 24 orë nuk e ke mendjen në vend tjetër përveçse te fëmijët, por unë besoj se po të kemi mbështetje, mbështetjen e shoqërisë, së bashkëshortit, nënës, babës, vëllait ne mund të realizojmë, dhe kjo është emancip