E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton me konsensus ligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë.

   
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë , më 29 Dhjetor 2008, ora 10:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 24.12.2008
2. Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8737, datë 12.12.2001, Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
3. Dekreti nr.5960, datë 2.12.2008 Për kthimin e ligjit nr.10019, datë 18.11.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
4. Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996, Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
5. Projektligj Për një shtesë në ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
6. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8432, datë 14.12.1998 Për azilin në Republikën e Shqipërisë.   Për votim:
1. Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.2.1995 Kodi
i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë.
Në fillim të seancës, deputetët u njohën me raportin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor " për shqyrtimin e Dekretit të Presidentit Nr.5960, datë 2.12.2008 Për kthimin e ligjit nr.10019, datë 18.11.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.  
Në këtë raport theksohet se shkaku dhe arsyetimi ligjor që Presidenti i ka bërë kthimit të ligjit, është i gabuar.
"Në thelb nuk ka asnjë shkelje të ndonjë afati kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve"- thuhet në Raportin e Komisionit.     Në fjalën e tij ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj tha se projektligji për  Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, ka marrë në konsideratë të gjitha propozimet e ekspertëve të misioneve të BE dhe të Kombeve të Bashkuara.     "Ky ligj është hartuar me të gjitha standartet e kërkuara dhe Prokuroria është më e pavarur se kurrë"- tha Ministri i Drejtësisë. Sipas tij ligji   Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë do të funksionojë I plotë atëherë kur të miratohet dhe ligji për Policinë Gjyqësore.
Në emër të Grupit Parlamentar Socialist Erion Braçe duke vlerësuar ligjin tha se drafti i paraqitur në Kuvend përfshin ndryshimet e shumë kërkuara nga shoqata e Prokurorëve dhe e cilësoi atë një ligj të pranueshëm nga grupet e interesit dhe opozita.  
"Me këto ndyrshime nuk kanë përfituar partitë politike, por ka përfituar prokuroria" tha deputeti Braçe.  
Ligji Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisëmori 116 vota pro.
Deputetët miratuan me shumicë votash projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.  
Në përfundim të këtij sesioni parlamentar Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i uroi deputetët për Vitin e Ri dhe i falenderoi ata për bashkëpunimin.   Seanca plenare mbylli punimet në orën 12.10
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›