Kryetarja e Kuvendit nderon patriotët dhe dëshmorët e kombit.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli me rastin e 28 nëntorit, kësaj datë të shënuar të historisë së Kombit, së bashku me krerët më të lartë të shtetit bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Kryetarja e Kuvendit nderoi kujtimin e patriotëve dhe dëshmorëve dhe vendosi një kurorë me lule në monumentin Nënë Shqipëri.
Gjatë ceremonisë, Kryetarja e Kuvendit u takua me familjarë dhe të afërm të dëshmorëve të atdheut, të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast.
Më pas Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli së bashku me Kryeministrin, Sali Berisha bënë një vizitë në shtëpinë e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, ku u takuan e biseduan me familjarët, bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Në këtë ditë simbol për historinë e kombit tonë, Kryetarja e Kuvendit bëri gjithashtu një vizitë në shtëpinë e Veli Stafës, nipit të dëshmorit Qemal Stafa.