E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr një mesazh urimi nga Papa Benedikti i XVI me rastin e 28 Nëntorit.

28 nëntor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka marrë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë nga Papa Benedikti i XVI, në të cilin thuhet:

“Jam i lumtur t’i dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit urimet më të përzemërta me rastin e Festës suaj Kombëtare! Duke i dhënë vendit tuaj bekimin për dashurinë dhe përkujdesjen e Zotit të Plotfuqishëm, unë lutem që populli juaj të mund të punojë së bashku për mirëqënien e përbashkët, duke ruajtur dinjitetin njerëzor dhe duke promovuar drejtësi dhe paqe për të gjithë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›