Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton nen për nen Buxhetin 2009
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, 27 Nëntor 2008, ora 10.00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite :
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60').
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 24.11.2008.
3. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".
4. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".
5. Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998 "Për ekzekutimin e vendimeve penale".
Për shqyrtim dhe votim nen për nen dhe në tërësi .- Projektligj "Për buxhetin e shtetit për vitin 2009".
Në diskutimet jashtë rendit deputetët trajtuan investimet e parashikuara në sektorët publikë në buxhetin 2009, çështja e dekomunistizimit të administratës publike, niveli i varfërisë, mimet e karburantit në vend, raport Progresi i BE për Shqipërinë 2008, plani 6 pikësh i OKB për Kosovën, etj.
Deputetët miratuan me shumicë votash :
1. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".
2. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar".
3. Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8331, datë 21. 4.1998 "Për
ekzekutimin e vendimeve penale".
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Edmond Spaho paraqiti në mënyrë të
përmbledhur ndryshimet në 18 nenet e Buxhetit 2009, si fondet e institucioneve, Fondit të Kontingjencës, rritjen e pagave dhe pensioneve etj, të miratuara në Komision.
Komisioni i Ekonomisë- u deputeti Spaho, duke u ndalur në kërkesat për shtimin e shpenzimeve në disa institucione të varësisë së tyre, vendosi të mbështesë një pjesë të këtyre kërkesave. Për institucionet e tjera, që kërkojnë shtesa të shpenzimeve buxhetore, Komisioni është i mendimit që nevojat për to,të përballohen nga fondi i parashikuar në projektbuxhet, duke rritur efektivitetin e përdorimit të burimeve në dispozicion Deputeti Arben Malaj duke paraqitur disa nga propozimet e Grupit Parlamentar Socialist, për Buxhetin 2009, u përqëndrua më së shumti tek përballimi i efekteve të mundshme të krizës globale:
Të rritet buxheti social në mbështetje të grupeve më të prekura të shoqërisë. Buxheti 2009 duhet të qartësojë fondin social shtesë si fond antikrizë, dhe nëpërmjet një paketë investimesh publike. Duhet të ketë fonde të qarta për kreditë e keqija, ndaj bankave shqiptare- tha ndër të tjera deputeti Malaj.
Ministri i Financave Ridvan Bode tha se Buxheti 2009 do ti jap një prioritet të vecantë ndërtimit të rrugëve.
Do të përfundojnë brenda qershorit investimet në rrugë. Janë hapur tenderat për
punimet dhe brenda muajit Dhjetor do të lidhen kontratat me firmat.
Ministri Bode tha ndër të tjera se Buxheti i 2009 do të investojë mbi 8 miliard lekë për importin e energjisë si dhe në përmirësimet e shërbimeve të KESH. Në Buxhet janë përfshirë dhe vërejtjet e opozitës- u shpreh ministri i Financës.
Në mbyllje të votimit nen për nen,: Kryeministri Berisha tha se Buxheti 2009 është buxheti më social i paraqitur deri më tani
Le te gjendet një qeveri te vetme dhe të thotë se ka parashikuar për vitin 2009 këtë rritje pensionesh, që ka parashikuar qeveria ime. Le të gjejë një qeveri, që të ketë ulur sigurimet shoqërore,në këto vlera, nga data 1 maj në 5%. Le të gjendet një qeveri, e cila nis tani 200 projekte në rrugë, fshatra dhe komuna te Shqipërisë. Një qeveri që po dyfishon buxhetin për arsimin. Janë 25 miliardë lekë, që do të investohen mbi këtë buxhet- u shpreh Kryeministri Berisha.
Deputetët miratuan me 76 vota pro, 18 nenet e Buxhetit 2009.
Punimet e seancës plenare u mbyllën në orën 13.00.