Kryetarja e Kuvendit, seancë të posaçme me studentët e Universiteve me rastin e përfundimit të Ratifikimit të MSA-së.
Studentë të fakulteteve ishin sot të ftuar të veçantë të Kryetares së Kuvendit,Jozefina Topalli për të promovuar publikisht, mbylljen e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nga vendet anëtare të BE.
Me slloganin Europa PO Shqipërisë, seanca e posaçme, mblodhi studentë të shumtë nga Universiteti i Tiranës, Elbasanit, dhe të Universiteve jopublike. Nuk ka gjë më të bukur dhe më të veçantë që ta ndaj këtë arritje të jashtëzakonshme, këtë ëndër kaq të madhe të brezit tonë, me brezin tuaj, sot. Në fakt kjo është një ditë, kur ajo që pak vite më parë ishte një ëndërr kaq e largët për prindërit tuaj, sot të jetë në dorën tuaj. - iu drejtua Kryetarja e Kuvendit, studentëve në sallën e seancave plenare. Kryetarja e Kuvendit u shpjegoi ndër të tjera studentëve, rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave, të cilat sipas saj, kërkuan ndryshime në themel. Duke iu referuar sfidës tjetër të madhe për integrim, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryetarja e Kuvendit u shpreh: Na kanë mbetur vetëm dy muaj e gjysëm afat, për të cilin, ne po vrapojmë fort, për të bërë të mundur që Parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, ta mbyllin ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit, brenda muajit mars. Përfaqësuesit e Këshillit Studentor dhe senatorë të Universiteteve vlerësuan ndër të tjera si qënësor misionin e Kryetares së Kuvendit, në përmbylljen e Ratifikimit të MSA-së, në një kohë shumë të shpejtë dhe lobimit, që ajo po i bën ratifikimit të Protokollit të Nato-s. Ndërkohë Ju zonja Kryetare jeni bërë dhe një avokate e interesave të studentëve. Kuvendi, po luan një rol të veçantë në përmirësimin e kushteve të rinisë në arsim dhe jetën sociale, nëpërmjet standarteve europiane në legjislacion- u shpreh Qamil Dika,përfaqësues i Këshillit Kombëtar Studentor. Më tej studentët kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me Kryetaren e Kuvendit, lidhur me procedurat e funksionimit të parlamentarizmit, barazisë gjinore në politikë, problemet e kompjuterizimit të universiteteve, Kartës së Studentit dhe çështje të tjera.