E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, në Qipro.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nisur sot në Qipro ku është e ftuar të marrë pjesë në Konferencën Europiane të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së. Konferenca e nivelit të lartë që do të zhvillohet në 11-12 Qershor 2010, organizohet nga PACE, nën kujdesin e vetë Presidentit Cavusoglu dhe Kryetarit të parlamentit të Qipros, Garoyian. Kjo konferencë zhvillohet në një periudhë kur në të gjithë Europën insitucioni i parlamentit ka marrë një rol thelbësor në politikbërje, si element kyç i vendimmarrjes. Në këtë konferencë, nga më të rëndësishmet e këtij niveli, Kryetarja e Kuvendit do të mbajë një fjalim mbi rolin dhe përgjegjësinë që duhet të mbajë opozita në parlament. Kryetarja e Kuvendit është e ftuar nga Presidentii PACE-s, mes Krerëve të parlamenteve të Austrisë, Gjermanisë, Anglisë, Francës, Italisë, Rusisë, Zvicrës, Hungarisë, Finlandës, Çekisë, Bullgarisë etj, si edhe krerëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asmablesë së Mesdheut dhe Asamblesë së vendeve Balltike. Në vijim të lobimit përmes diplomacisë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë edhe një sërë takimesh me homologët e saj europianë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›