E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret ish presidentin dhe anëtarin e Bordit të OLPC (NJë Laptop për fëmijë) Chuck Kane

Kryeministri Berisha priti në një takim ish presidentin dhe anëtarin e Bordit të OLPC (One Laptop Per Child), Z. Chuck Kane dhe Zj. Giulia D’Amico OLPC Association, të cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësuesi i Fondacionit i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Z. Andi Dobrusha.

Z. Kane e informoi Kryeministrin për ecurinë e iniciativës “Një Laptop për fëmije” dhe mundësitë e bashkëpunimit me Shqipërinë. Ai tha se deri tani OLPC, e cila është një organizatë jofitimprurëse, ka shitur me kosto rreth 1.6 milionë Laptop për fëmijët në 39 vende të botës. Të ftuarit gjithashtu prezantuan variantin e ri të Laptopit të OLPC-së, i cili është dizenjuar sidomos për fëmijët e arsimit 0 deri 9-vjeçar, në të cilin mund të lidhesh me internet me nxënësit e tjerë, mund të kesh libra dhe kurricula, etj..

Kryeministri Berisha i njohu të ftuarit me arritjet e Shqipërisë në fushën e arsimit dhe veçanërisht me projektin e “e-Shkollave”, ku çdo shkollë ka laborator kompjuterik dhe lidhje me internet. Gjithashtu, Kryeministri shprehu vullnetin e palëkundur të qeverisë, për mbajtjen e premtimit që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë kompjuter dhe çdo familje të ketë mundësi lidhje me internet bandëgjerë.


10/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›