Procesverbal datë 12.04.2010 // PROCESVERBAL datë 12.04.2010, ora 11:00
//
PROCESVERBAL datë 12.04.2010, ora 11:00
Drejton Mbledhjen:JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI
Rendi i ditës: Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për
periudhën 12 prill 30 prill 2010
Të pranishëm: Znj. Jozefina TOPALLI- Kryetare Kuvendi
Z. Astrit PATOZI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Z. Gramoz RUÇI - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Z. Nasip NAÇO - Zëvendës Kryetar Kuvendi
Z. Ardian TURKU - Zëvendës Kryetar Kuvendi Mungojnë: Z. Lefter KOKA Kryetar i Grupit Parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim
HAPET MBLEDHJA
Jozefina Topalli: Mirëdita! Në rendin e ditës së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve kemi për shqyrtim projektkalendarin e punimeve të Kuvendit. Keni ndonjë vërejtje, apo sugjerim? Gramoz Ruçi: Është muaji i dytë që opozita është në Parlament. Ne kemi kërkuar vetëm transparencë të zgjedhjeve, dhe shoh me keqardhje që në kalendar, nuk është reflektuar mbi këtë problematikë të opozitës. Ajo që unë do përsërisja është se ka një krizë dhe zgjidhja e saj do të jetë vetëm, nëse ky zë dhe shqetësim i opozitës, do dëgjohet dhe gjykohet me vullnetin e mirë në shërbim të vendit, për të parë gjithmonë nga e ardhmja për plotësimin e standarteve që kërkohen nga vendi ynë për integrimin e tij në BE.
Së dyti, ne kemi bërë një kërkesë qysh kur kemi ardhur lidhur me paritetin në komisione. Sigurisht që heshtja nuk është përgjigje, por unë e marr atë si përgjigje. Ashtu siç e përcakton rregullorja, mbështetur edhe në traditën parlamentare që kemi pasur, por mbështetur dhe në rezultatin e ri parlamentar që kemi, gjykojmë dhe mendojmë, që duhet parë rikompozimi i drejtimit të tyre.
Së treti, pashë dhe një pikë në kalendar për këtë, por delegacionet parlamentare duhet të akreditojnë mandatet, e përfaqësuesve të PS-së, por njëherësh gjykoj që duhet parë rikompozimi i përbërjes në raport me përqindjen që zë grupi parlamentar i PS-së
Së katërti, doja të ngrija problemin e përbërjes së Byrosë së Kuvendit, sigurisht që ju e keni vendosur këtë përbërje në kushtet kur ne nuk merrnim pjesë në Parlament, por me ardhjen tonë do të kishit detyrimin e rishikimit të rikompozimit, ashtu si dhe përcakton dhe rregullorja që të bëhet në konsultë me kryetaret e grupeve ku synohet mirëkuptim dhe sigurisht përfaqësimi sipas mandateve që ka secili grup. Aktualisht ju keni parashikuar vetëm dy anëtarë që është në përpjestim të zhdrejtë.
Së fundi, shpreh në emër të grupit indinjimin tonë për vendimin e Byrosë për përjashtimin e një kolegut tonë nga seancat plenare dhe paralajmërinimin e një deputeti tjetër. Sigurisht që ne jemi për vendosjen dhe respektimin e etikës brenda rregullave të Parlamentit por ne nuk konstatojmë që të ketë një motivim në përmbushje të nenit 65 që ju i jeni referuar. Nuk u provokua as dhunë dhe as rrëmujë në sallën e Parlamentit. (lexon nenin 65 të Rregullores). Nuk është bërë asnjë kërcënim ndaj anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Unë e kam parë fjalën e zbardhur të z. Balla dhe të them të drejtën vetëm po të merrja nenin 55 të Kushtetutës së mëparshme, të sistemit të diktaturës së proletariatit mund ta dënoja. Liria e shprehjes është e garantuar, deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që flet, me përjashtim të rastit kur shpif, por edhe në këtë rast nuk është Byroja e Kuvendit që vendos. Është dikush tjetër që gjykon. Ai mund të paditet. Astrit Patozi: Z. Ruçi ngriti disa çështje. E para pse në kalendar nuk parashikohet diçka për zgjidhjen e ngërçit unë nuk besoj se ky është objekt i Konferencës së Kryetarëve, mund të jetë debat i një seance plenare, debat që ne e kemi zhvilluar e do ta zhvillojmë prapë. Mendoj se nuk ka arsye që kjo çështje të ngrihet këtu përsa kohë që nismat e opozitës janë trajtuar në një debat dhe ka pasur një produkt, një komision hetimor, i ngritur, ku opozita është sovrane në marrjen e vendimit të saj por problemet e brendshme të Partisë Socialiste nuk mund të jenë objekt i Konferencës së Kryetarëve. Nuk na takon ne të përfshihemi. Në rast se do ketë iniciativa nga të dy kampet ne portat e dialogut i kemi mbajtur të hapura. Ne jemi një institucion i hapur. Është lajm i mirë që opozita merr pjesë në gjithë seancat parlamentare, pra ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo pretendim të saj dhe për çdo kërkesë të saj lidhur me kodin elektoral.
Lidhur me drejtimin e komisioneve, besoj se kërkesa për paritet në drejtimin e komisioneve është e ekzagjeruar, është e njëjtë me kërkesën për ta shëndrruar pakicën në shumicë si në ligjin për komisionet hetimore. Në kemi qënë shumë fair, në ndarjen e drejtimit të komisioneve parlamentare, ku opozita ka tre komisione dhe mazhoranca pesë. Besoj se kjo ruan proporcionet e duhura të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.
Është lajm i mirë që z. Ruçi kërkon që opozita të përfaqësohet edhe në delegacionet parlamentare. Kjo tregon që Partia Socialsite po del nga bojkoti i Parlamentit.
Lidhur me rikompozimin e tyre, nuk besoj se ka vend për ketë dhe nuk është faji i Kryetares së Parlamentit, që ju nuk jeni konsultuar, ju nuk keni dashur të konsultoheni. Keni qëndruar stoik në pozicionin tuaj. Ne jemi konsultuar për qëndrimin tonë. Ju jeni në të drejtën tuaj për të plotësuar vendet tuaja në delegacionet parlamentare.
Lidhur me çështjet e etikës parlamentare unë besoj se ne si kryetarë duhet të jemi gardianët më seriozë të ruajtjes së etikës dhe në rastin e z. Balla unë di që është respektuar rigorozisht Rregullorja. Ne na takon të mbështesim çdo kërkesë për respektimin e Rregullores, pavarësisht se kujt i përket deputeti, opozitës dhe mazhorancës. Të fyesh dhe të shpifësh nuk do të thotë se deputeti nuk mban përgjegjesi për atë që thotë. Jozefina Topalli: Falemnderit z. Patozi, Dua të bëj disa sqarime. Mendoj se tre grupet parlamentare duhet të fillojnë të mendojnë mirë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR. Është një detyrim që e kemi ndaj qytetarëve dhe këtu nuk mund të ndahemi në të dajthtë dhe në të majtë. Modalitetet, strukturat, bisedat paraprake, unë do isha për inkurajimin e fillimit të diskutimit, për plotësimin e këtyre detyrimeve. Mendoj se këtë ia kemi detyrim shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Jam partizane e madhe e transparencës, për këtë arsye edhe ngritja e komisionit hetimor është bërë bazuar tërësisht në kërkesën e Partisë Socialiste duke shtuar vetëm dy fraza që kanë të bëjnë me rëspektimin e vendimit të gjykatave dhe Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj se dikush mund të thotë se futja e këtyre dy fazave është sakrilegj përndryshe, do ishim jashtë sistemit. Ju bëj ftesë edhe njëhere për të sjellë emrat pasi sinqerisht ai vendim ka hapësira të mëdha për transparencë.
Përsa i përket komisioneve paralamentare, siç jam konsultuar me z. Patozi, jam konsultuar edhe me Ju, dhe ne i kemi votuar gjithë emrat që ju keni sjellë dhe kemi rënë dakord. E njëjta gjë vlen dhe për delegacionet parlamentare. Ka një problem me delegacionin e Këshillit të Evropës, në raport me një vend, ndaj dhe unë kërkesën do e paraqesë në seancë plenare. Aty jepni mendimin tuaj, nëse nuk doni votim hajdeni të gjejmë një mënyrë më parë. I kam kërkuar Drejtorisë së Marrëdhënieve me jashtë të më sjellë nenin që ka të bëjë me kredencialet. Ka një nen ku thuhet se ndryshimi i një emri në një delegacion kalon për votim në Asamblenë Parlamentare, por kjo nuk është çështje e Konferencës. Shikojeni dhe pastaj diskutojmë përsëri.
Sa herë ka pasur seancë plenare kam pasur në rendin e ditës, dhe në dosje vendimin për këtë çështje, por duke qënë se ju jeni larguar pas pikës së parë të rendit të ditës, e kam shtyrë pasi kam menduar se nuk është normale ti paraqes seancës emra, pa qënë ju dakord. Unë ju ftoj që seancën e ardhshme të jeni aty kur të diskutohet për ato delegacione që të mos shtyhet pa kufi. Por edhe të votohet pa qënë ju prezent nuk ka kuptim.
Mungon ende emri i kryetarëve apo i nënkryetarëve të komisioneve, nga Partia Socialiste. Po kështu dhe emri i Nënkryetarit të Parlamentit. Unë kam