E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.370, DATË 15.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PËRFAQËSISË SË PËRHERSHME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PRANË SELISË SË NATO-S, BRUKSEL”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.370, DATË 15.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PËRFAQËSISË SË PËRHERSHME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PRANË SELISË SË NATO-S, BRUKSEL”, TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.370, datë 15.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a)     Paragrai i dytë, i pikës 2, shfuqizohet.

b)     Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1.  Në përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë pranë selisë së NATO-s funksionon përfaqësia ushtarake, e cila përbëhet nga:

    - Përfaqësues ushtarak në NATO,                              gjeneral major;

    - Zëvendëspërfaqësues                                                kolonel;

    - Oficer shtabi për inteligjencën                                   nënkolonel;

    - Oficer shtabi për operacionet e stërvitjen                nënkolonel;

    - Oficer shtabi për logjistikën                                        nënkolonel;

    - Oficer shtabi për planifikimin                                      nënkolonel;

 - Oficer shtabi për komunikim/standardizim                 nënkolonel;

 - Oficer shtabi për komitetet politiko-

    ushtarake të NATO-s dhe koordinimin me

    BE-në                                                                                 nënkolonel;

-  Oficer shtabi për mbrojtjen ajrore                                 nënkolonel;

-  Specialist për administrim/financë/protokoll              major;

-  Nënoficer për administrimin/sekretar/operator          kapter;

-  Nënoficer për regjistrin, rrjetin e klasifikuar                kapter;

-  Shofer/adjutant                                                                 kapter.

2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti, mitratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›