E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në deklaratën e përbashkët për mediat, me Kryetarin e Parlamentit tä Malit të Zi: "Jam e sigurt se bojkoti do të marrë fund si mjeti më i papërshtatshëm dhe më pak europian, në këto procese vendimtare të Shqipërisë".

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe homologu malazez Ranko Krivokapiç, pas takimit dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat.
 

Kryetarja e Kuvendit
 
Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj Presidentin e Parlamentit të Malit të Zi për vizitën e tij në Shqipëri. Zoti Krivokapiç është një mik i imi , një mik i shqiptarëve. Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Malit të Zi është model i një bashkëpunimi të shkëlqyer. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë së bashku histori shekullore dhe tani punojmë per vendet dhe për persepektivën e tyre të përbashkëta europiane të dy vendeve respektive natyrisht, për të gjithë rajonit.  Bashkë me zotin Ratko Krivokapiç  ne diskutuam për zhvillimet e fundit me Malin  e Zi me Shqiperine. Dhe unë bërë urimet më te mira për progresin që Mali i Zi ka bërë drejt Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave dhe në të njëjtën kohë ai uroi Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s, duke besuar se më 1 Korrik do të jetë edhe një vend që gjithashtu, populli i tij do të lëvizë pa viza.
Zoti Krivokapiç mendon se këto shkëmbime të niveleve kaq të larta politike  një moment  kaq të rëndësishëm për Shqipërinë siç janë proceset integruese, në të cilat ne po avancojmë, janë baza më e mirë për të punuar, për të anvancuar në shkëmbi

met tona ekonomike  dhe për projekte të përbashkëta ekonomike
Ne ramë dakord bashkë me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi se do të lobojmë fort në Bashkimin Europain, në komisionerët e ndryshëm të Qeverisë Barroso, që shfrytëzoj rastin për të bërë urimin më të mirë, meqënëse dje u votuan në Parlamentin Europian, për të bërë të mundur gjetjen e fondeve për projekte të mëdha, të rëndësishme, njëri prej të cilëve, ne e diskutuam në takim, është për thellimin e Bunës, bërja e lumit të Bunës të lundrueshëm, por dhe mendimi për një projekt të rëndësishëm për ta kthyer  zonën e lumit dhe të liqenit,  që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë, si një zonë turistike, të jashtëzakonshme.
Jam e kënaqur që eksportet në vitin e fundit në raport me Malin e Zi janë katërfishuar, kurse importet janë dyfishuar. Mendoj se kjo vizitë e nivelit të lartë politik do të ndihmojë në të ardhmen që shkëmbimet dhe projekte të tjera të rëndësishme ekonomike, midis dy vendeve tona të bëhen të mundura.
    

Kryetari i Parlamentit të Mali të Zi
 
Ata që dinë që çfarë janë turet çiklistike, sukses mund të ketë ai që bëhet me një tjetër çiklist para turit. Nuk mund të fitojë ai që ikën vetë.  Ne bëjmë garën mbrapa Shqipërisë për në NATO dhe  Shqipëria bën mbrapa nesh garën, për në Bashkimin Europian, por me këto ndryshime ne do të lëvizimin së bashku më shpejt. Pra, në një garë çiklizmi ai që ndahet më shpejt nga grupi  mund të jetë fitues i grupit për në NATO dhe në Bashkimin Europian. Në këto momente në garën për në NATO, është Shqipëria ajo që na drejton, kurse Mali i Zi drejton Shqipërinë në garën për në Bashkimin Europian, por ajo që është më e rëndësishme është që jemi së bashku në garë. Kjo është mënyra më e mirë sesi ne veprojmë për të mirën e përbashkët, të të dy vendeve.
Zonja Kryetare e Kuvendit foli për projektin tonë të përbashkët të lumit të Bunës. Parlamentet tona janë duke marrë nisma për projekte ekonomike jo vetëm në aspektin ligjor, pra, do të përpiqemi të mbështesim Ministritë tona të Transportit për projekte, që të marrim mbështetjen në bashkimin Europian. Sigurisht që zona e liqenit të Shkodrës është një zonë me kapacitete të mëdha, një zonë në zhvillim dhe për këtë Parlamentet tona do të bashkëpunojnë për të përfituar fonde.

Pyetje

Zoti Kryetar I Parlamenti të Malit të Zi , opozita shqiptare prej 6 muajsh ka bojkotuar parlamentin, duke kërkuar hapjen e kutive të votimti. Çfarë opinioni keni ju ?

Kryetari i Parlamentit të Mali të Zi
Ne jemi vende të vjetra, por me demokraci të reja.Edhe Mali i Zi ka qënë në  një cikël bojkotesh të parlamentit, tani ka thirrje për bojkot.Në demokracitë e reja kjo është një periudhë e cila duhet të kalojë. Unë jam i sigurt se për asnjë vend bojkoti nuk është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemit. Jam optimist që negociatat do të jenë zgjidhja më e mirë, faza që do të çojë drejt forcimit të parlamentit. Unë jam i bindur se parlamentarizmi shqiptar do të zgjidhë problemin në një kohë sa më të shkurtër.

Pyetje
Zonja Kryetare çfarë prisni nga tryeza e negociatave të Presidentit, ditën e shtunë ?

Kryetarja e Kuvendit 

Kam gjashtë muaj që pres të ndalet bojkoti, nëse kjo ndodh para tryezës, apo pas tryezës, e rëndësishme është që të ndalet bojkoti për normalitetin e jetës parlamentare dhe demokratike. Jemi në afatet e fundit të skadencës, të mandatit të çdonjërit prej deputetëve që akoma nuk kanë ardhur për të bërë betimin  dhe nuk janë paraqitur në parlament. Unë jam e sigurt se bojkoti do të marrë fund si mjeti më i papërshtatshëm dhe më pak europian. Shqipëria nuk meriton që në këto procese vendimtare, si liberalizimi i vizave, ti lejojë vetes kapriço, apo papërgjegjshmërinë e bojkotit. Ndaj dhe i përsëris çdo deputeti , ndërgjegjes së tyre shoqërore dhe politike: ejani në Parlament, keni vendin tuaj, keni hapësirën tuaj. Ndaj bëni detyrën që ju ka dhënë populli. Unë jam e sigurt se bojkotit, po i vjen fundi.
 

Pyetje

Zonja Kryetare, si e vlerësoni  faktin që sa herë që ka kriza politike në Shqipëri, duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve për ta zhbllokuar?
 

Kryetarja e Kuvendit
 
Mendoj se këtë pyetje duhet tia bëni zotitt Rama. Bojkoti ka vetë një emër, dhe emri është vetëm zoti Rama.
Ndaj dhe unë ju sugjeroj ju gazetarëve, që ta pyesni edhe kur nuk ju kthen përgjigje të insistoni ta pyesni përsëri.
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›