Kryetarja e Kuvendit në ekspozitën me stoli dhe veshje shqiptare të artit te punimeve artizanale të bizhuve shqiptare në shekuj.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi ekspozitën me stolitë e grave shqiptare, që është çelur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar me fondet e koleksionistit Lulzim Perati.
Unë dëshiroj të falënderoj zotin Perati për punën dhe për përkushtimin e jashtëzakonshëm, që i bën nder kombit, traditës, historisë sonë dhe kjo është pjesa kryesore. Natyrisht, edhe ne politikanët nxjerrim një leksion shumë të rëndësishëm prej kësaj. Ne kemi një pasuri të jashtëzakonshme si komb, që shumë herë ndoshta nuk dimë ti bëjmë marketing. Kjo është gruaja moderne shqiptare në periudha të ndryshme të historisë, në të gjitha zonat e Shqipërisë. Kjo është ajo që sot është pasarela, ku paraqitet pjesa më moderne e së bukurës dhe e artit. Në të njëjtën kohë kjo tregon se sa respekt dhe vlerë i është dhënë gruas, nënës, zonjës së shtëpisë. Ne kemi qenë një shoqëri moderne në vlerësimin ndaj gruas dhe respektit ndaj nënës, ndaj femrës në përgjithësi, pavarësisht se jemi quajtur një shoqëri patriarkale. Kjo ekspozitë tregon sesa modernë kanë qenë burrat shqiptarë, të cilët kanë dashur të shohin nënën, gruan, vajzën e tyre më të bukurën e të bukurave. Nuk ka art më të shkëlqyer sesa ky. Këto janë stoli shqiptare dhe tregojnë respektin ndaj femrës shqiptare dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme. Unë mendoj se leksion
i që ne si politikanë dhe ju si media nxjerrim është se ne kemi këto vlera që ende nuk i kemi depozituar. Këto janë koleksione të jashtëzakonshme që na mahnisin për atë sesi ka mundësi që 200 vjet më parë, 300 më parë, 500 vjet më parë apo edhe 1000 mijë vjet më parë, gruaja shqiptare të ketë pasur këtë stil të jashtëzakonshëm. Por, këtë art ne duhet ta bëjmë të njohur jashtë Shqipërisë, sepse kjo është historia jonë, puna jonë dhe eleganca jonë si komb. Ky është arti ynë, tradita jonë. Kjo është Shqipëria, këta jemi ne shqiptarët, modernë në çdo kohë. Ky është identiteti ynë, kjo është pasuria jonë kulturore e të bukurës, traditës, identitetit dhe e qenies vetvetja si shqiptarë, tha zonja Jozefina Topalli.
Ekspozita përfshin aksesorë zbukurimi, stoli dhe veshje të përdorura nga gratë thuajse mbi 200 vjet më parë, pjesë e fondit të koleksionit të zotit Perati, që janë grumbulluar në krahinën e Gjirokastrës, Pogradecit, Rrajcës, Zadrimës, Malësisë së Madhe, etj.
Këto stoli të mrekullueshme dhe kaq të pasura në punimin e tyre janë tregues i mirësjelljes dhe respektit që është treguar ndaj gruas dhe nënës, pasi kjo e fundit ka qenë gjithmonë shtylla e shtëpisë tha Kryetarja e Kuvendit duke vlerësuar elegancën dhe detajet e çdo punimi.
Koleksionisti Perati shpjegoi me detaje prejardhjen dhe moshën e secilës prej stolive të ekspozuara.
Ky është rezultati i një pune 23 vjeçare dhe janë dashur 3 vjet e katër muaj për ti vendosur në baza etnografike. Jam munduar të jem strikt deri në fund, duke u këshilluar vazhdimisht, pasi unë jam autodidakt, nuk jam historian, por jam pasionant i historisë. Them se kemi një arritur një nivel, që do të shkojë akoma më përpara. Për mua me këto stoli femrat janë të gjitha princesha, tha zoti Perati.
Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë koleksion me tradita ilirike si një thesar me vlera të paçmuara të kombit tonë, pasi kanë një vlerë historike të një tradite shqiptare, të një pune artizanale që karakterizohet nga një finese dhe elegancë për tu patur lakmi nga çdo vend tjetër.
Duke falënderuar zotin Perati për përkushtimin dhe pasionin, Kryetarja e Kuvendit përfitoi nga rasti për ti kërkuar atij që këto stoli dhe veshje të ekspozohen edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.