E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në komunat Gruemirë dhe Hot: "Nuk ka asnjë vend, në një periudhë kaq të shkurtër, të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë dhe kaq intensive, siç e kanë bërë shqiptarët".

  Banorët e komunave Grumirë dhe të Hotit, mikpritën sot Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, në vijim të takimeve NATO ne ja dolëm".
Banorët i shprehën Kryetares së Kuvendit falenderimet e përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për realizimin e ëndrrës së të parëvë të tyre, të atdhetarit të njohur të kombit Dedë Gjon Lulit dhe bashkëkohësve të tij, për një Shqipëri të lirë, për Shqipërinë në NATO, një atdhe i sigurt në Aleancën më të madhe të lirisë dhe paqes në botë.
Kryetarja e Kuvendit tha se besimi dhe mbështetja e këtyre banorëve dhe të gjithë shqiptarëve në rrugën e demokracisë dhe të reformave për ndryshim bënë të mundur që premtimi për hyrjen e Shqipërisë në NATO të mbahej, duke i shtuar krenarinë dhe dinjitetin çdo shqiptari, brenda dhe jashtë kufijve.   Kjo ka qenë ëndrra e baballarëve tanë, e gjyshërve tanë nga sofra e Ded Gjon Lulit, që ishte trim dhe patriot, që kishte një vizion që shkonte përtej çdo horizonti të mundshëm të asaj periudhe.
Kjo të bën të ndihesh me shumë dinjitet dhe të bën të mendosh se, cili vend në një periudhë kaq të shkurtër ka bërë një rrugë kaq të gjatë dhe kaq intensive siç e kanë bërë shqiptarët ". Kryetarja e Kuvendit, duke vlerësuar mbështetjen e pakufishme të banorëve të këtyre komunave në rrugën e ndryshimit të Shqipërisë tha se kësaj here maxhorancës së djathtë i duhet një mbështetje edhe më e madhe për të vazhduar së bashku projektet e zhvillimit për një Shqipëri moderne dhe të integruar në BE. Ndaj edhe unë shfrytëzoj këtë rast për të ftuar secilin prej jush në 28 qershor, dita kur secili prej jush do të jetë më i pushtetshëm se kushdo tjetër. Në 28 qershor është në dorën e çdo qytetari, që vetëm duke shkuar për të votuar të zgjedhin rrugën e ndryshimeve të Shqipërisë, të zgjedhin rrugën e projekteve të mëdha të zhvillimit .   Mbi 2 milionë dollarë fonde të buxhetit të shtetit janë derdhur për rikonstruksionin e akseve rrugore, shkollave, qendrave shëndetësore, ujësjellësave, kanaleve vaditëse e veprave të tjera publike në komunën Gruemire dhe Hot.   Kryetarja e Kuvendit , duke folur për rezultatet e reformave të shumanshme në këto 4 vjet që kanë ndryshuar imazhin e Shqipërisë në çdo cep, u ndal te zhvillimet ekonomike dhe ndryshimet në sektorin e arsimit.
"Nuk di një qeveri tjetër që të ketë bërë të mundur që në një periudhë trevjeçare të ulë taksat, të reduktojë taksat dhe të rrisë të ardhurat jo me 3% as me 10%, por çdo vit me 23%. Ne vazhdojmë të shpresojmë dhe besojmë se edhe vitin e ardhshëm rritja ekonomike do të jetë pozitive.
Por, në të njëtën kohë, ne po punojmë çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë që kontrata të tjera të nënshkruajmë së bashku me investitorët e vendeve të tjera. Kontrata që vetëm në tre muajt e fundit kanë arritur vlerën e 3.3 miliardë eurove dhe 3.3 miliardë euro do të thotë para më shumë, rroga më shumë, punësim më shumë, modernizim më shumë.   Kryetarja e Kuvendit u premtoi banorëve se në mandatin e ardhshëm maxhoranca e djathtë do të vazhdojë të ketë në qendër të vëmendjes mirëqënien e çdo shqiptari.
Nëse ne gjatë këtij mandati që po përfundon kemi reduktuar varfërinë, vëmendja jonë në të ardhmen do të jetë pikërisht tek ata që kanë më shumë nevojë, për ti bërë ata të ndihen të sigurtë për jetën e tyre. Për të bërë që prindërit, të afërmit, të cilët kanë qenë më anash se të tjerët, me nevoja më të mëdha se të tjerët, ti shohin ëndrrat e tyre të realizuara te fëmijët e tyre.   Natyrisht, së bashku me ju kemi përballë një kundërshtar politik që është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dhe unë e them sepse e mendoj, e them sepse e besoj. Unë nuk kam parë në këto 17 vjet asnjë nga kundërsharët e mi politikë të jetë më bosh se kryetari i Bashkisë së Tiranës. Unë nuk kam parë një kundërshtar politik të jetë pa substancë, si kryetari i Bashkisë së Tiranës, të jetë pa ide, pa koncept, tamam si ato enët boshe, enë që bëjnë vetëm zhurmë. Ju e dini nga fizika se vetëm enët boshe bëjnë zhurmë, ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës e vetmja gjë që di të bëjë është të shpifë dhe të gënjejë, tamam si një gënjeshtar serial katër vjet rresht, katër vjet rresht përmes zëdhënsave të tij, brenda apo jashtë Parlamentit.   Fjala e Kryetares së Kuvendit në komunat Gruemire dhe të Hotit    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›