Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të datës 1 prill 2009, nën drejtimin e nënkryetarit të komisionit, zotit Fatmir Xhafaj, u diskutua Raporti i Komisionit të Shërbimit Civil për vitin 2008.
Raporti u prezantua në komision nga Kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, znj. Mimoza Hysenaj, e cila paraqiti përpara anëtarëve të komisionit problematikat dhe arritjet e institucionit që ajo drejton.
Në vijim, raporti u diskutua nga anëtarët e Komisionit, të cilët kërkuan që në projektrezolutën, që Komisioni i Ligjeve do ti paraqesë seancës plenare, të pasqyrohen jo vetëm vërejtjet dhe sugjerimet e bëra gjatë diskutimeve të deputetëve, por edhe vërejtjet e bëra nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të Kuvendit. (Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: +355 4 22 78 283.)