E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në komunat e Blinishtit, Balldrenit dhe Shën Kollit, në Lezhë: Shqiptarët do të kërkojnë vazhdimin e ndryshimit. Ata nuk do të pranojnë alternativën e shpërblimit të dështimit".

  Një ditë pas miratimit në Parlament të Paketës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO , Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi sot takime me banorët e komunave Balldren, Blinisht dhe Shën Koll të Lezhës.
Në komunën e Blinishtit, vendlindja e poetit të madh kombëtar Gjergj Fishta, Kryetarja e Kuvendit fillimisht vlerësoi dhe i falenderoi banorët  për besimin që po japin qeverisë, mazhorancës së djathtë, për të vazhduar reformat për ndryshim dhe integrim të Shqipërisë në NATO dhe BE.   Duke cilësuar seancën e djeshme si një ditë historike,  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera  tha : 
  Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka një domethënie  të jashtëzakonshme. Ishte një besim i dhënë nga qeveritë, parlamentet , senatet e 26 vendeve anëtare, të kësaj aleance të mrekullueshme. Ky besim  do të thotë  se amerikanët,  francezët, gjermanët, kanadezët, besuan tek secili prej nesh, tek çdo qytetar, çdo grua,çdo  burrë, për forcën dhe energjinë, për vizionin, me të cilin ata transformuan vendin e tyre, Shqipërinë, në një mënyrë marramendëse. Anëtarësimi në Nato ishte ëndrra e babait tim, e nënës sime, e prindit të secilit prej  nesh, e çdo shqiptari kudo që është në Shqipëri, apo jashtë kufijve të saj.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ditë historike dhe për vetë aleancën , 
'Ju e patë vetë në televion kur kancelarja Merkel në diskutimin e saj në Bundestag, duke i kërkuar mbështetje  deputetëve të saj për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, për një koncept të ri strategjik të Aleancës, citoi Kyeministrin shqiptar Sali Berisha. Kjo që ka ndodhur dje është një gjë që nuk ndodh shpesh: të citosh Kryeministrin e një vendi të vogël, që pavarësisht nga problemet,  hallet dhe ndryshimet e garat e tjera që kemi përpara, tregon sesa admirim dhe mbështetje këto shtete dhe liderët e tyre kanë për Shqipërinë , me sa besim dhe optimizëm,  ato e kanë projektuar  vendit tonë në aleancën më të madhe të lirisë dhe sigurisë  në botë
Kryetarja e Kuvendit tha se nga anëtarësimi në në NATO Shqipëria nuk fiton  vetëm lirinë, sigurinë  për familjen, për fëmijët për të ardhmen.
"Shqipëria në NATO është dinjitet, është respekt , është vendosja e njerëzve të kombit tonë në krah me faktorët kryesorë, me influencën ekonomike, politike më të rëndësishme në botë.
Është marrje përgjegjësish , por mbi të gjitha është një ëndërr,  që ne i shkonim mbrapa dhe nuk e mendonin se do ta realizonim kaq shpejt.
Asgjë më shumë se kurajo e çdo qytetari për të shpresuar për të rendur pas kësaj ëndre, për të shpresuar për të sakrifikuar, nuk e ka bërë të mundur që vendi ynë, sot ta shoh veten, anëtar të NATO-s"   Kryetarja e Kuvendit, më tej në fjalën e saj shtjelloi rezultatet e shkëlqyera të reformave, që siç u shpreh ajo, po i ndryshojnë faqen Shqipërisë :   Ne premtuam se  do ta ndryshojmë Shqipërinë dhe atë e bëmë.
Ne  thamë që do luftojmë korrupsionin  dhe kemi patur rezultate të jashtëzakonshme  të vlerësuar nga Transparenc Internacional dhe nga  institucionet më  të rëndësishme  ndërkombëtare, nga mbledhjet e ministrave të jashtëm, dhe beteja jonë e luftës kundër korrupsionit gjatë këtyre 4 viteve, nuk ka qenë e lehtë. 
 
Ne  e mbajtëm premtimin e 2-fishimit të rrogave, përgjysmimit të taksave, duke i bërë më të ultat në Europë. Rritëm të ardhurat në 23%, vazhduam uljen e taksave përsëri dhe arritëm në nivelin 10% të tyre.
Kur takoj kolegët e huaj të vendeve të ndryshme, ato më shohin me mosbesim sesi Shqipëria ka  bërë të mundur të vendosë një taksë me 10%, duke i çuar taksat më të ultat në Europë.
Po ju them se dhe të ardhurat në buxhet, ndërkohë që ne kemi ulur taksat, janë rritur çdo vit me 23 %.
Ka ndodhur ajo që ska qënë e mundur të realizohej në asnjë qeverisjë tjetër, në asnjë vend tjetër. Në një kohë kur vendet e tjera kanë rritje ekonomike në minus, në vendin tonë vazhdon të ketë një rritje ekonomike pozitive.   Gjatë fjalës më banorët e komunave, Kryetarja e Kuvendit premtoi se qeveria dhe institucionet do të rrisin përpjekjet për uljen e papunësisë. "Një nga rrugët më efikase është prurja e investimeve të huaja, dhe të sjellësh investimet të  huaja nuk është e lehtë, shtuar kësaj dhe krizën globale që po jetojnë vendet e tjera.
Në kohë kur në vendet e tjera investitorët po largohen në Shqipëri, vetëm muajt e fundit kryeministri Berisha nga Kuvajti në Gjermani, dhe në vende të tjera po nënshkruan kontrata, marëveshje shumë të leverdisshme për vendin tonë, me një vlerë të jashtëzakonshme. Dhe të gjitha investimet si në komunën tuaj, në Devoll, apo në çdo komunë tjetër, po kthehen në vende pune, paga  dhe mundësi për secilin prej jush.   Më tej kryetarja e Kuvendit u njoh nga drejtuesit e komunës së Blinishtit  për investimet në shifra të konisderueshme në infrastrukturë, rikonstruksion shkollash, ndërtimin e ujësjellësave, kanalizimeve dhe ndërtim të akseve rrugore që lidhin Blinishtin me fashtrat si Fishtë, Troshan etj.   Në komunën e Balldresë dhe Shën Kollit,  Kryetarja e Kuvendit u prit nga një mirëseardhje e veçantë, ku ndër të tjera banorët falendruan Kryetaren e Kuvendit për diplomacinë parlamentare dhe lobimin për anëtrësimin në NATO, pavarësinë e Kosovës si dhe për kontributin e Kuvendit, në forcimin e kujtesës kombëtare ndaj krimeve të diktaturës komuniste.   Para banorëve të Balldresë dhe Shën Kollit , Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
"Ne gjatë këtyre katër viteve kemi bërë shumë gara dhe i kemi fituar. Kemi fituar garën për të ndyshuar faqen e Shqipërisë. Kemi fituar garën e ratifikimit të MSA, e Protokollit në NATO, kemi fituar garën e anëtarësimit të plotë në NATO. Tani kemi një garë tjetër të rëndësishme. Unë jam e bindur që shqiptarët do të kërkojnë vazhdimin e ndryshimit. Unë jam e bindur se shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë si alternative, që të shpërblejnë dështimin. Unë ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Dhe pa këtë mbështetje, Shqipëria, nuk mund të ishte në NATO. Pa këtë mbështetje Shqipërisë, nuk do tia ndyshonim faqen.
Ne kemi nevojë që të vazhdojmë ndryshimin. Kali nuk ndërrohet në gjysmën e rrugës.
Ne do vazhdojmë me kurajo garat e tjera.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›