Kryetarja e Kuvendit në marshimin simbolik kundër kancerit të gjirit."Lufta kundër kancerit prioritet i ynë, dhe ky është një premtim që do ta mbajmë".
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori sot pjesë në marshimin simbolik të luftës kundër kancerit të gjirit. Marshimi i këtij lloji, u bë pas lëvizjes dy vjeçare që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka marrë në çdo fshat e qytet.
Kryetarja e Kuvendit, falenderoi përzemërisht pjesëmarrëset për këtë aktivitet me simbolikë shumë domethënëse për të gjitha përpjekjet në luftën kundër kancerit.
Kryetarja e Kuvendit tha se "beteja kundër sëmundjes së shekullit, tumorit të gjirit, duhet të jetë një kryqëzatë e fortë".
Më tej Kryetarja e Kuvendit u shpreh: Nuk do të rresh kurrë së kërkuari që çdo nënë çdo zonjë, çdo motër të bëjnë kujdes për shëndetin e tyre, që të prevenojnë atë që mund të jetë fatale, por mbi të cilën, ne mund të fitojmë.
Unë gjithmonë kam besuar se një nënë e sëmurë është një familje e sëmurë, një nënë e sëmurë është një shoqëri e sëmurë, ndaj dhe beteja jonë do të jetë një kryqëzatë e fortë kundër sëmundjes së shekullit, kundër kancerit, kundër kancerit të gjirit, kundër kancerit të mitrës. Unë besoj fort se po të tregohemi vetëm pak të kujdesshme, secila me miken, me shoqen, me të dashurën, me nënën, me motrën dhe ti thonë atyre që të shkojnë të bëjnë skaner, të bëjnë mamografi, të bëjnë eko, ne mund të fitojmë mbi këtë sëmundje të tmerrshme. Dhe unë dua dhe besoj se pastaj çdo nënë e shëndetshme është një komb i shëndetshem, çdo grua e shëndetshme është një familje e shëndetshme. Unë ju ftoj të gjitha ju dhe nëpërmjet jush të gjitha zonjat e Tiranës, Durrësit, Fierit, Lushnjes Gjirokastrës, të Shkodrës, Kukësit dhe të gjithë qyteteve e fshatrave, shkoni dhe bëni mamografi, shkoni dhe bëni paptestin.
Kështu ne mund të shpëtojmë nga përballja me një sëmundje shumë të vështirë, kështu ne mund të fitojmë Në mënyrë të veçantë, nënave do ju thoja, ju që keni vajza të reja 13 vjeçe 14, 15 të shkojnë të bëjnë vaksinën kundër kancerit e qafës së mitrës, që ne po e subvecionojmë.
Kushton po ska fare rëndësi sa shumë kushton.
Ne do ta subvecionojmë dhe ne duhet të shpëtojmë qysh vajza 13 vjeç për të mos folur pastaj që kur të shkojnë 30, 50 , 60- të përballen me këto sëmundje kaq të rrezikshme.
Ne do të subveciojmë edhe mamografitë
Nëqoftëse sot paguani pak, në vitet e ardhshme nuk do të paguani më, as për pap testin, as për mamografinë.
Lufta kundërkancerit do të jetë prioritet I ynë dhe ky është një premtim që do ta mbajmë". Aktiviteti u përmbyll me një takim miqësor mes Kryetares së Kuvendit dhe grave pjesëmarrëse në marshim.