Kryetarja e Kuvendit pret në takim Kryeministrin e Greqisë.Kostandinos Karamanlis: Kini besim te mbështetja e plotë e Greqisë në integrimin europian.
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë po shfaqen në një dimension të ri. Kini
besim tek mbështetja jonë e plotë", tha sot Kryeministri i Greqisë Kostandinos Karamanlis në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli.
Zoti Karamanlis shprehu kënaqësinë e kësaj vizite të tij të parë në Shqipëri duke falënderuar Kryetaren e Kuvendit për ftesën dhe mundësinë për tju adresuar Parlamentit të këtij vendi mik, siç u shpreh ai.
Jam veçanërisht i kënaqur tha ai, që vizita ime vjen në një moment historik për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO. Partneriteti në këtë Alenacë të Atlantikut të Veriut hap një tjetër perspektivë në marrëdhiet tona dy dhe shumëpalëshe.
Marrëdhëniet tona po njohin një nivel nga më të mirët e historisë së bashkëpunimit dypalësh, vijoi ai. Ne mbështesim Shqipërinë në procesin e saj integrues në BE dhe besoj se të gjithë fqinjët dhe vendet e tjera të BE-së duhet të jenë në të njëjtin mendim.
Po ashtu, Qeveria e Greqisë ndjek nga afër procesin e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me vendet e BE-së dhe ju shpreh qendrimin tone pozitiv në këtë perspektivë.
"Anëtarësimi në NATO është një ngjarje epokale në historinë e Shqipërisë tha Kryetarja e Kuvendit dhe po ashtu edhe aplikimi që Shqipëria do të bëjë nesër për statusin e vendit kandidat në BE pas përmbylljes në një kohë shumë të shkurtër të fazës së ratifikimit të MSA-së. Mbështetja e Qeverisë, e juaja personalisht dhe e Parlamentit të Greqisë në perspektivën tonë Euro-atlantike, ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme.
Tashmë, politika jonë e jashtme është fokusuar në liberalizimin e vizave. Shqiptarët pas izolimit 50 vjeçar, pas vështirësive për të lëvizar të lirë në këto 17 vjet meritojnë të lëvizin të lirë për të takuar të afërmit e tyre në Greqi, Itali e në vende të tjera apo të rinjtë të lëvizin si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në këtë kohë globalizmi.
Ne po bëjmë të gjithë përpjekjet për të përbushur këtë aspiratë të qytetarëve shqiptarë, dhe ju falënderoj për mbështetjen që ju shprehët për heqjen e regjimit të vizave, tha Kryetarja e Kuvendit.
Duke u ndalur në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare,
Kryetarja e Kuvendit thekosi se ky proces po ecën në drejtimin e plotësimit të të gjithë standardeve për të pasur zgjedhjet më të lira në historinë e demokracisë në Shqipëri. Paisja për herë të pare e qytetarëve me kartat e identitetit, e më tej edhe me pasaporta biometrike, mirëfunksionimi i institucioneve zgjedhore janë shenjë e vullnetit maksimal për arritjen e këtij objektivi.
Më tej biseda u fokusua në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve greke në Shqipëri dhe në partneritetin e plotë edhe në kuadër të stabilitetit rajonal.