E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë për mediat e deputetes, Rajmonda Bulku

Jam këtu përpara për ti thënë zotit Rama se ke hyrë në një rrugë të pashpirt e mizore duke futur gratë në grevë.
Zoti Rama të ndrysh në grevë urie nëna me foshnje, gra me përgjegjësi familjare do thotë se në qënien tënde nuk ekziston asnjë ndjesi njerëzore.
Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e familjes e fëmijëve. Po të mendosh se çfarë terrori psikologjik krijon tek fëmijët duke i mbyllur nënat në vetëflijim, Kjo krijon një dramë, që nuk shërohet.
Trauma e fëmijës do ta shoqërojë ne gjithë jetën e tij.
A mendon ti zoti Rama se ato vogëlushë të vegjël mendojnë se nënat e tyre po i çon ti drejt flijimit?
A mendon ti zoti Rama se ato fëmijë gjatë natës kur mbyllin sytë kanë frikë se se nënat e tyre nuk do ti kenë më pranë?
Ky është një terrorizëm i vërtetë. Ti je një sadist dhe për shëndetin e secilit ti je përgjegjësi.
A e kupton ti zoti Rama se gratë nuk mund të jetojnë në kushte si burra?
Zoti Rama nxirri këto nëna nga greva.
Zoti Rama mos i mbaj si skllave.
Zoti Rama ti në fakt nuk e kupton se sa sublim është një fëmijë.
Po ato zonja janë të frikësuara prej teje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›