Kryetarja e Kuvendit: Sfida jonë, pastërtia e çdo politikani, çdo parlamentari, çdo kryetari bashkie.
Në takimin rajonal "Bashkëpunimi ndërkombëtar për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive-një instrument në luftën kundër korrupsionit",
organizuar nga ILDKP ne bashkepunim me Sekretariatin e Iniciatives Rajonale per Antikorrupsionin, Kryetarja e Kuvendit theksoi se, kjo është domethënës fakti se kjo konferencë bëhet sot në Tiranë, në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë, në prag të liberalizimit të vizave.
Në çdo betjejë dhe sfidë me të cilat përballet Shqipëria, rajoni Europa e kontintet e tjera, integriteti i gjyqtarëve, reformimi i sistemit gjyqësor, figura e pastër e politikanit e komunarit, e kryetarit të Bashkisë, e parlamentarit mbeten ende sfida të rëndësishme, tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në fjalën e saj në takimin rajonal "Bashkëpunimi ndërkombëtar për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive-një instrument në luftën kundër korrupsionit." Në këtë takim të organizuar nga ILDKP ne bashkepunim me Sekretariatin e Iniciatives Rajonale per Antikorrupsionin, Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo konferencë bëhet sot në Tiranë, në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë, në prag të liberalizimit të vizave. Ajo tha se, Parlamenti mbështet tërësisht ILDKP-në dhe insitucinit anti-korrupsion në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mësojnë se sa i vërtetë ka qenë në deklaratën e pasurisë një politikan, një parlamentar, një kryetar bashkie, dhe nëse rezulton se ska qenë ashtu, natyrisht fillojnë problemet dhe aty ku fillon evidentimi i këtij problemi, fillon dhe zgjidhja e problemit. Në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit tha: Që në fillim dua të shpreh vlerësimin maksimal për këtë konferencë ndërkombëtare, jo vetëm për temën mbi bashkëpunimin rajonal për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive si një instrument i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, por mbi të gjitha për faktin se kjo konferencë mblidhet në Tiranë. Unë e konsideroj një fakt shumë domethënës. Kjo konferëncë bëhet sot në Tiranë në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë, kur Shqipëria për pak muaj pret të marrë lajmin që shqiptarët presin; liberalizimin e vizave. Bëhet sot në Tiranë në një moment kur Shqipëria në raportin për liberalizimin e vizave ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe, në këto detyrime të rëndësishme për shqiptarët, lufta kundër korrupsionin dhe krimit të organzuar është vlerësuar shumë mirë nga Komisioni Europian. Të gjithë e dimë se, korrupsioni është i vjetër sa njerëzimi. Edhe dy mijë vjet më parë në romën e lashtë fjala latine corrumpere do të thoshte shkatërrim, rrënim. Pra edhe atëherë njihej mirë rreziku i korrupsionit. Ne duhet të pranojmë, pa komplekse se asnjë vend nuk ka imunitet ndaj korrupsionit.Dhe përveç kësaj, shpesh korrupsioni i organizuar ka shkuar dhe shkon paralel me krimin e organizuar dhe me pastrimn e parave. Ndaj dhe bashkëpunimi rajonal e ndërkombëtar duhet të jetë shumëdimensional.
Korrupsioni, krimi i organizuar janë fenomene që shoqërojnë edhe globalizmin.Pavarësisht nivelit apo formës në të cilat shfaqen në vende të ndryshme, ato janë dy fenomene njësoj të rrezikshme kudo ku ato shfaqen. Krimi dhe korrupsioni janë një rrezik seroz për shtetin ligjor, janë një rrezik për demokracinë, zhvillimin ekonomik social e politik të vendit, një rrezik për insitucionet, për të ardhmen e çdo vendi. Ndaj dhe prioriteti i kësaj mazhorance ka qenë luftë me tolerancë zero kundër korrupsionit, një sukses dhe progres i jashtëzakonshëm në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo përgjegjësi politike, ky vullnet politik ka bërë të mundur që gjatë kësaj periudhe, Shqiëpria të shënonte disa ngjarje të rëndësishme politike. E para, në 16 nëntor të 2009-tës, pas realizimit në 28 qershor të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria dhe shqiptarët kishte realizuar ndonjëhërë, Këshilli i Ministrave të Brukselit pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ecur përpara me statusin e vendit kandidat. Në dhjetor 2009 Shqipëria mori nga KE-ja pyetësorin që ishte një stad tjetër i zhvillimit të proceseve integruese dhe, në janar-shkurt u punua nga administrata, përfshirë edhe administratën e ILDKP-së, për tju përgjigjur një numri jashtëzakonisht të madh të pyetjeve dhe nënpyetjeve që kishin lidhje natyrisht edhe me këto sfida për të cilat ne po diskutojmë sot. Dorëzimi i këtij pyetësori ishte një tjetër betejë e fituar falë punës titanike, gjigande të administratës shqiptare. Sigurisht që në çdo betjejë dhe sfidë me të cilat përballet Shqipëria, rajoni Europa e kontintet e tjera, integriteti i gjyqtarëve, reformimi i sistemit gjyqësor, figura e pastër e politikanit e komunarit, e kryetarit të Bashkisë, e parlamentarit mbeten ende sfida të rëndësishme. Por, jam e sigurt në bindjen time, se jemi të vendosur që këto sfida ti përmbushim plotësisht në shërbim të besimit të qytetarëve dhe autoritetit të një shteti serioz dhe demokratik që funksionon në bazë të Kushtetutës dhe kuadrit të tij ligjor.
Besoj se ndaj me ju bindjen se pa një sukses në luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar, Shqipëria nuk do kishte arritur aty ku është sot. Një vend që, në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër, vertëm 5 vjeçare ka dyfishuar buxhetin si në asnjë vend tjetër të Botës. Aq më pak, në kushtet e një krize ekonomike globale. Si asnjë vend tjetër, që edhe në kushtet e një cunami financiar global, të ketë bërë të mundur që 10 përqind të GDP ta marrin investimet në infrastrukturë. Dhe ka qenë kjo që ka bërë të mundur që ky vend, në kushtet e një krize të paparë globale, të jetë i vetmi vend në rajon që përjeton një rritje ekonomike pozitive dhe të vazhdojë edhe në muajt e fundit të ketë rritje eksporti dhe rritje të investimeve në përgjithësi.
Zonja dhe zotërinj Në Shqipëri, ILDKP një institucion që zgjidhet dhe raporton në Kuvend, është një armë jashtëzakonisht e sukseshme kundër korrupsionit në shërbim të transparencës. Unë kam kënaqësinë tju informoj se disa ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën mbi vlerësimin e punës së ILDKP për veprimtarinë e vitit 2009. Në këtë rezulotë, shprehet vlerësimi i Kuvendit të Shqipërisë për rolin e pazëvendësueshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në zbulimin, evidentimin, dhe parandalimin e konfliktit të interesave dhe praktikave të pasurimit korruptiv; për objektivin e vazhdueshëm që lufta kundër korrupsionit të sjellë rezultate të qarta, të forta, e të pakthyeshme, në stabilizimin e plotë të kulturës qeverisëse antikorruptive. Natyrisht , kjo luftë nuk mund dhe nuk duhet të kryhet e vetme , ajo ka nevojë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me struktura të specializuara e përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit e krimit ekonomik, brenda dhe jashtë vendit. Ky është edhe qëllimi për të cilin jemi mbledhur sot. Në këtë rezolutë, Kuvendi kërkon që për vitin 2010 ILDKP-ja, ndër të tjera: Të propozojë ndryshimet e nevojshme në legjislacion për rregullimin e pasojave juridike të shkaktuara nga situatat me konflikt interesi dhe për ndëshkimin e zyrtarëve apo personave të lidhur me ta, përgjegjës për konfliktin e interesit;Të forcojë marrdhëniet publike Të kërkojë me më shumë forcë e vendosmëri nga organet e ndjekjes penale procedimin rezultativ të zyrtarëve të zbuluar prej tij në konflikt interesi apo në fshehje të pasurive të tyre; Të informojë publikisht apo drejtpërdrejt Kuvendin për rastet kur autoritetet përgjegjëse, neglizhojnë apo kapin rezultate të ulëta në ndjekjen dhe ndërshkimin e konfliktit të interesit apo fshehjes së pasurisë të zbuluar prej tij; Të nderuar zonja dhe zotërinj, Në Shqipëri Deklarimi i Pasurisë është sanksionuar për herë të parë në vitin 1995. Më pas, për hartimin e një kuadri më të gjerë ligjor , në vitin 2003, u miratua ligji Per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe Të Disa Nëpunësve Publikë. Ky ligj shumë shpejt u pasua edhe me ligjin tjeter referues dhe mbështetës, në vitin 2005, Për Parandalimin e Konfliktit të Inte