E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kryetarja e Kuvendit pasurohet në kurriz të shqiptarëve”

13/07/2010 PS për Topallin

“Sot në Republikën e Shqipërisë rroga më e lartë shtetërore rezulton të jetë ajo e Kryetares së Kuvendit. Zonja Topalli përfiton dieta nga Kuvendi i Republikës, dieta për 11 milionë e 178 mijë lekë ose 11 milionë e dy pensione”. Një deklaratë e tillë u bë dje nga deputetja e PS-së, Shega Ligori, e cila referuar deklaratës së pasurisë së Kryeparlamentares Topalli, nuk kurseu akuzat në adresë të saj. Sipas Ligorit, në vitin që shkoi, një vit krize për të gjithë bizneset e qytetarët shqiptarë, Kryetarja e Kuvendit përfitoi nga financat publike jo pak, por plot 33 milionë lekë. “Ky njeri jo vetëm po pasurohet, ndërsa gjithë shqiptarët rëndohen nga kriza, por po e bën këtë në mënyrë krejt abuzive në kurriz të tyre e duke përfituar padrejtësisht nga taksat që ata paguajnë.

Kjo praktikë tregon edhe një herë qëllimin final të liderëve të kësaj mazhorance, që është pasurimi me çdo mënyrë e mjet, pavarësisht gjendjes së qytetarëve të këtij vendi”, vlerësoi deputetja e PS-së, sa i takon kësaj çështjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›