Kualifikim personelit shëndetësor
13/07/2010 Trajtimi i dhunës në familje
Pavarësisht punës së bërë apo masave të marra, vëzhgimet tregojnë se niveli i dhunës në familjen shqiptare vijon të mbetet ende në raporte shqetësuese. Problematikë kjo që është konfirmuar gjatë ditës së djeshme në ceremoninë e zhvilluar për certifikimin e 800 punonjësve të shëndetësisë, të cilët janë trajnuar mbi këtë fenomen.
Nga të dhënat e studimit të fundit, raportohet se rastet më të shpeshta të dhunës në familje janë në ato që kanë probleme ekonomike apo pjesëtarët e saj nuk kanë arsimin e duhur. “Rreth 31 për qind e grave të pyetura kanë pohuar se janë dhunuar të paktën një herë fizikisht në jetën e tyre, 30 për qind pohojnë se kanë qenë viktima të dhunës psikologjike apo emocionale në familje. Ndërkohë që 36 për qind e burrave dhe 30 për qind e grave pohojnë se meshkujt kanë arsye të pranueshme për të ushtruar dhunë mbi femrat”, të dhëna këto që janë bërë publike nga përfaqësuesja e përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslett. Sipas saj, dhuna në familje nuk është vetëm një problem i shëndetit publik, por dhe një problem që ka lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut. Rreth 1000 mijë përfaqësues të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin do të trajnohen në një fazë të dytë për këtë problem, duke çuar në 1800 persona numrin e operatorëve të trajnuar. Ky kualifikim do të përfshihet në skemën e edukimit në vazhdim të punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa kreu i Ministrisë së Punës, Spiro Ksera, gjatë ceremonisë ka pohuar se që me hyrjen në fuqi të ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të gjitha ministritë e linjës, në bashkëpunim edhe me organizatat ndërkombëtare, si: UNIFEM, UNFPA, etj. kanë filluar procesin e krijimit dhe fuqizimit të strukturave sa më të afta për të evidentuar rastet e dhunës në familje dhe për të siguruar mbështetje për viktimat nga kjo dhunë. “Punonjësit e shëndetësisë janë specialistët e parë që vihen në kontakt me viktimat e dhunës familjare dhe për këtë arsye trajnimi i tyre mbi mënyrat se si do t’u vijnë në ndihmë viktimave dhe si të evidentojnë rastet e dhunës në familje, edhe kur ajo është e fshehur, është shumë e rëndësishme”, ka pohuar Ksera.