E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret ambasadorin e Ukrainës për Shqipërinë, Valery Tsybukh

Gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, zoti Tsybukh shprehu urimet më të mira për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe hapat e rëndësishëm të ndërmarrë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ambasadori i Ukrainës për Shqipërinë, rezident në Athinë, shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë i ka dhënë Ukrahinës për anëtarësimin e saj në strukturat euro-atlantike.
 
Nga ana e saj, Kryetarja Topalli uroi ambasadorin ukrainas për vlerësimet pozitive që komuniteti ndërkombëtar i bëri raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, si dhe vlerësoi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur vitet e fundit atje.

 
Zoti Tsybukh dhe zonja Topalli u ndalën në vlerësimin e marrëdhënieve të deritanishme mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike dhe shprehën vullnet për nxitjen e këtyre marrëdhënieve edhe në fusha të tjera.

Duke përfituar nga ky takim Kryetarja Topalli i përcolli një ftesë homologut të saj ukrainas, Volodymyr Lytvyn, për të vizituar Shqipërinë dhe për ti hapur rrugë shkëmbimeve të mëtejshme ndërparlamentare.
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›